7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ripohon se Palestina dhe Xhamia Aksa, janë çështje e të gjithë Umetit musliman

Më të lexuarat

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka ripohuar edhe njëherë atë që shumë duan ta mohojnë: Se Palestina dhe Xhamia Aksa, janë çështje e të gjithë Umetit musliman. Palestina nuk është çështje arabe, as palestineze. Por është kauzë e çdo muslimanë kudo në botë.
Deklarata thotë si vijon:
“Ne ripohojmë se Al-Quds Al-Sharif është një pjesë integrale e Territorit të pushtuar Palestinez të Shtetit të Palestinës dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të detyrojë Izraelin, fuqinë pushtuese, të heqë dorë nga praktikat e tij koloniale dhe t’u bindet të gjitha rezolutave ndërkombëtare për Qytetin e Al-Quds Al-Sharif, dhe të përmbahen nga të gjitha masat, praktikat dhe vendimet që synojnë të ndryshojnë karakterin dhe statusin ligjor të Qytetit të Shenjtë, duke përfshirë shtimin e vendbanimeve koloniale hebreje në të dhe dëbimin me forcë të banorëve të tij arabë palestinezë; dhe për të heqë dorë nga përdhosja e faltoreve islame.
Ne vendosim të marrim masa të mëtejshme efektive për të hequr pengesat për realizimin e popullit palestinez drejt vetëvendosjes, nëpërmjet sigurimit të mbrojtjes dhe përfundimit të pushtimit ilegal kolonial dhe regjimit të aparteidit të izraelitëve, dhe për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë. Në këtë drejtim, ne vendosim të kërkojmë masa përgjegjshmërie kundër fuqisë pushtues dhe t’i japim mbështetje dhe bashkëpunim të plotë në të gjitha veprimet që kërkojnë përgjegjësi dhe synojnë t’i japin fund këtij pushtimi kolonial dhe regjimit të tij të aparteidit, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Deklarata e Islamabadit Sesioni i 48-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OIC “Partneritet për Unitet, Drejtësi dhe Zhvillim” 23 mars 2022.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit