Pyetja:
A llogariten edhe topuzët (flokët pungjë) e ulët si gunga deveje, sepse disa femra muslimane me flokë të gjata e kanë më të përshtatshme t’i lidhin flokët nën shami në një topuz të ulët sesa t’i bëjnë ato në një gërshet të gjatë?
***
Përgjigjja:
Më e mira është të bëhen gërsheta sepse kjo të fsheh kokën dhe askush nuk e di sa e gjatë është koka juaj. Gjithsesi gungë deveje është kur e ke mbi kokë, por ta kesh në pjesën e pasme të kokës, në qaf inshallah kjo nuk është gunga e devesë. Por përsëri njerëzit do ta dinin sa të gjatë janë flokët tuaj sipas madhësisë së topuzit, kështu që nuk do ta rekomandoja këtë. Mirëpo as nuk do të shkoja deri në atë masë që të them se ky është përshkrimi i gungës së devesë, e cila është e ndaluar për ju.
Shejh Asim El Hakim