1.4 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Vetëm zemrat e pastërta lidhen për xhami

Më të lexuarat

Zemrat e pastërta dhe të shëndosha lidhen vetëm me gjëra, njerëz dhe vende të mira dhe të pastërta, e Allahu xh.sh thotë se vendet më të mira, më të bekuara, më të pastërta dhe më të dashura tek Ai janë xhamitë.
Në shtatë kategoritë e njerëzve të cilët do të strehohen nën arshin e Allahut ditën e kijametit janë edhe pikërisht këta njerëz, zemrat e të cilëve janë të lidhura për xhami.

Allahu i lavdëron ata të cilët i vizitojnë xhamiat e i quan burra të vërtetë, të cilët nuk i mashtron asgjë nga të mirat e kësaj bote nga falja e namazit dhe dhënja e zekatit, për ta Allahu thotë se janë ata të cilët i frikësohen ditës kur do të dalim para Tij xh.sh., e Allahu ka premutar se robit të tij nuk ia bashkon dy frika dhe dy siguri, ai i cili frikësohet në këtë botë do të jetë i sigurt në botën tjetër dhe e kundërta, ai i cili nuk frikësohet në këtë botë dhe shkel rregullat dhe ndalesat e Allahut ai do të frikësohet ditën e gjykimit.
Kur pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem i lajmëron sahabët e tij, për veprat të cilat nëse veprohen i shlyejnë të gjitha mëkatet dhe e ngrisin besimtarin në grada të larta të xhennetit, e ndër to janë marrja mirë e abdesit, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja nga namazi për në namaz, pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem atë të cilin i vepron këto të trija e quan xhihad të vërtet, dhe këtë e përsërit tre herë.

Të parët e muslimanëve ishin të lidhur shumë ngushtë me xhamitë, transmetohet se Abdullah ibn Masud ka thënë: i kemi parë sahabët e pejgamberit sal-la Allahu alejhi ue sel-lem duke u bajtë për të shkuar në xhami, nuk e linin namazin në xhami nga njohja e rëndësisë e saj.
Namazi në xhami ka vlerë më shumë se namazi në shtëpi 27 herë.
Ubayy ibn Ka’b, njëri prej ensarëve i cili jetonte në fund të Medines, nuk e humbi asnjëher namazin me xhemat e kur u pyet se nëse donte të mirrte ndonjë ndihmë në udhëtimin e tij (ndonjë kafshë), ai u përgjigj se nuk do të donte të kishte shtëpin afër, e as ndonjë ndihmë, në pritje të shpërblimit të hapave të shumtë që bën për në xhami e nga xhamia për në shtëpi.
E lusim Allahun xh.sh t’i lidhë zemrat tona për xhamitë e Allahut, t’i lidhë zemrat tona për gjërat që i do Allahu xh.sh.

HOXHË HYSNI BERISHA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit