5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shpresë nga Erdogan: Paqja në Ukrainë, e mundshme nga Antalia

Më të lexuarat

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se vendi i tij kundërshton të gjitha lëvizjet prej “gjueti shtrigash” kundër popullit, artit, studiuesve apo artistëve rusë.

“Ashtu siç nuk do të largohemi nga Ukraina, ne nuk pranojmë praktika të ngjashme me ‘gjuetinë e shtrigave’ kundër popullit, letërsisë, studentëve apo artistëve rusë”, tha Erdogan në Klubin e Përfaqësuesve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke kujtuar se Filarmonia gjermane e Mynihut shkarkoi dirigjentin rus për mbështetjen e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, Erdogan tha se “praktika të tilla fashiste” errësojnë luftën legjitime të Ukrainës për t’i rezistuar trupave ruse duke nxitur një klimë urrejtjeje dhe zemërimi dhe duke mbjellë armiqësi të reja.

Presidenti turk kritikoi gjithashtu organizatat ndërkombëtare për dështimin për të ndërmarrë veprime rreth zonave të luftës, veçanërisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Erdogan ka kritikuar prej kohësh OKB-në për joefikasitetin e saj në trajtimin e problemeve globale dhe ka bërë thirrje për reformë të organizatës me një Këshill të Sigurimit më gjithëpërfshirës.

Lidhur me refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë, mes raporteve se disa refugjatë afrikanë dhe aziatikë janë arrestuar, Erdogan tha se një mënyrë e të menduarit që diskriminon të shtypurit bazuar në fenë, origjinën kombëtare apo ngjyrën e lëkurës së tyre nuk ka të bëjë fare me njerëzimin apo qytetërimin.

“Turqia nuk i ka etiketuar kurrë ata që ikin nga lufta dhe persekutimi sipas gjuhës, fesë apo ngjyrës së lëkurës së tyre”, theksoi Erdogan.

Turqia kujdeset për më shumë se katër milionë refugjatë, shumica e të cilëve vijnë nga Siria e shkatërruar nga lufta, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Ministrat e jashtëm të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë janë planifikuar të takohen në Antalia dhe Erdogan vuri në dukje se Ankaraja po bën përpjekje të mëdha diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai tha se shpreson se takimi, i cili do të mbahet në prag të Forumit Diplomatik treditor në Antalia, do të hapë dyert për një armëpushim të përhershëm në Ukrainë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit