-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“Dalshim faqebardhë prej kësaj jete…!” – Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

FAQEBARDHË

“Dalshim faqebardhë prej kësaj jete…!”
(Bekim Hamzë Jashari)

Kjo është brenga e njerëzve të mirë. Ky duhet të jetë shqetësimi i secilit peej neve. Ata që u ndanë nga kjo jetë, mbase, e panë se çka është faqebardhësia. Dëshmorët, madje, nuk do të dëshironin të kthehen sërish në këtë botë, përveç me dëshirën për tu treguar të dashurve se si i nderoi Zoti dhe që pastaj pa u hamendur, sërish të dalin faqebardhë.
Në këtë përvjetor të epopesë legjendare të UÇK-së, me keqardhje duhet të them se ka të atillë që, sikur të mbaronin atëbotë, ndoshta do ta ruanin faqen e bardhë të idealizmit, patriotizmit, ndershmërisë por jeta nuk është për çdonjërin begati. Për dikë është sprovë dhe mundësi për tu koritë, Zot ruana.

A u mbyll kapitulli i faqes së bardhë?!

Ata që dolën faqebardhë prej kësaj bote nuk duhet ti qajmë. Ata duhet ti kujtojmë me respekt, të lutemi për ta dhe të frymëzohemi nga sakrifica e tyre. Të kujtojmë se idealizmi ende është kërkesë, patriotizmi i mirëfilltë akoma është domosdoshmëri dhe gatishmëria për të kontribuar për atdheun është prore detyrë.
Kjo frymë, derisa na përcjellë, është garancia më e mirë se jemi në rrugën e duhur plr të jetuar dhe për të vdekur faqebardhë.

Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit