2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vendet perëndimore, të cilat mbrojnë ukrainasit, heshtën për masakrat në Siri

Më të lexuarat

Komisioni Sirian i Negociatave njoftoi se vendet perëndimore, të cilat mbrojnë ukrainasit, heshtën për masakrat në Siri dhe se ata janë kundër kësaj hipokrizie të hapur.

Komisioni Sirian i Negociatave njoftoi se vendet perëndimore, të cilat mbrojnë ukrainasit, heshtën për masakrat në Siri dhe se ata janë kundër kësaj hipokrizie të hapur.

Kryenegociatori opozitar sirian dhe kryetari i Komisionit Sirian të Negociatave Enes Al-Abde, i bëri një vlerësim qëndrimit të vendeve Perëndimore në lidhje me Sirinë dhe Ukrainën.

Abde deklaroi se vlerëson vendet që qëndruan në krah të Ukrainës kundër sulmeve ruse, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kjo indiferencë do t’i kishte dhënë Rusisë një forcë për të përjetësuar krimet e saj dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.”

Duke vënë në dukje se Perëndimi i dha mbështetje më të fortë Ukrainës në krahasim me krizën në Siri, Abde tha: “Vendet perëndimore, të cilat mendonin se interesat dhe siguria e tyre kombëtare kërcënoheshin pasi Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës, mbajtën një qëndrim të ashpër kundër Rusisë pa humbur kohë.”

Ai theksoi se qëndrimi i Perëndimit ndaj regjimit të Bashar Asadit dhe Rusisë në luftën civile në Siri nuk ishte efektiv.

“Perëndimi, i cili nuk e sheh atë që po ndodh në Siri si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tij kombëtare, nuk dëgjoi thirrjet e popullit sirian”, tha Abde.

“Perëndimi, i cili mbron ukrainasit, hesht për masakrat në Siri. Ne jemi kundër kësaj hipokrizie të hapur të vendeve perëndimore. Vrasja e një personi, pavarësisht kombësisë apo besimit, nuk duhet të mbetet pa ndëshkim”, tha Abde, i cili shprehu mbështetjen e tyre për mbrojtjen e popullit ukrainas kundër Rusisë.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit