1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zgjidhi hallet duke u bërë mirë të tjerëve

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

Zgjidhi hallet duke u bërë mirë të tjerëve

Aid El-karnij
Vepra e mirë është siç ka emrin. Personi i parë që përfiton prej lumturimit të tjerëve, është vetë protagonisti, i cili i vjel frytet e veprës së tij të mirë fillimisht në ndërgjegjen e tij. Ai ndihet i paqtë, i hareshëm dhe i qetë me veten.
Nëse ndihesh i shqetësuar nga një problem dhe të ka rënë një hall i madh në kokë, bëji mirë dikujt që të kthehet humori dhe qetësia shpirtërore. Jepi dikujt që nuk ka, shpëtoje dikë që e ka litarin në fyt, ushqe një të uritur, vizito një të sëmurë dhe ndihmo një hallexhi. Do të shohësh që kënaqësia që të falin këto vepra do të mbulojë nga para dhe pas. Bërja mirë është e ngjashme me miskun, i cili parfumon si shitësin e tij dhe blerësin. Tabletat e qetësisë dhe paqes shpirtërore, shpërndahen tek ata që i kanë mbushur zemrat me vepra të mira dhe bamirësi.
Dhurimi i buzëqeshjeve plot dritë për varfanjakët e moraleve, konsiderohen si sadaka rrjedhëse në botën e vlerave “Të dalësh para vëllait tënd me fytyrë të qeshur”. Të dalësh me fytyrë të vrenjtur dhe zeher, do të thotë tu shpallësh luftë të tjerëve, luftë të cilën veç Zoti e di kur fillon.
Një grusht ujë, nga duart e një prostitute, drejtuar një qeni të etur, e shpërblyen këtë grua me xhenetin, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka. Kjo, pasi Protagonisti kryesor i të mirës (Zoti i lartësuar) është Falës, Mirënjohës, i Hijshëm, e pëlqen të mirën, është i Pasur dhe Vlerësues.
Të gjithë atyre të përvuajturve, të stresuar, të frikësuar dhe në panik, le ta vizitojnë bostanin e mirësisë dhe të angazhohen me bamirësi, dhënie, mikpritje, ndihmë dhe shërbim. Atëherë do ta zbuloni shijen dhe ëmbëlsinë e vërtetë të lumturisë. “dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë, por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit. Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!” (Lejl, 19-21)
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit