Me të vërtetë që besimtarët janë vëllezër
“Me të vërtetë që besimtarët janë vëllezër” (Kuran)Prandaj, le ti ruajmë kontaktet me njëri-tjetrin.Por, si prishet miqësia?Secili nga dy miqtë, mendon se tjetri është i zënë dhe plot angazhime.Kështu, ai heq dorë nga kontaktet nga frika se mos e shqetëson.Me kalimin e kohës… secili fillon e mendon që “ai” duhet të kontaktojë i pari.Secili prej tyre thotë me vete:”E përse duhet ta kontaktoj unë i pari, ndërkohë që ai nuk komunikon pothuajse fare me mua?”Kështu, në mënyrë të përshkallëzuar, dashuria fillon e zëvendësohet me urrejtje.Në fund, me vazhdimin e mungesës së çdo kontakti mes tyre, fillon e dobësohet kujtesa. Herët, kanë thënë:”Larg syrit larg zemrës”.Dhe kështu, secili e harron mikun e tij të vjetër.Prandaj, ruaji kontaktet me të afërmit e tu, farefisin dhe miqtë, dërgojua atyre këtë mesazh dhe thuaji vetes tënde:”Unë nuk dua të jem një nga ata që i humbasin dhe i harrojnë miqtë e tyre. Prandaj unë do ua dërgoj këtë mesazh që tu them:”Miku im! Unë jam shumë mirë, po ti si je? Uroj që të mos i humbasim kontaktet bashkë. Unë të kam falur edhe pse ti nuk e di, prandaj pres që edhe ti të më falësh, edhe pse mund të mos më njohësh. Më fal, edhe pse mund të besosh se nuk ka përse të më falësh. Thjesht, më fal. Prej teje, pres një lutje të sinqertë që buron nga zemra, thjesht thuaj:”O Zot! Kushdo që më ka sharë, më ka lënduar dhe më ka prekur, ji dëshmitar o Zot se e kam falur! Prandaj o Zot, fale edhe Ti! O Zot, unë i kam falur robërit e Tu, prandaj më gjej një zgjidhje që edhe ata të më falin mua! O Zot, Ti je Dëgjuesi dhe i Dituri për gjithçka, Ti i di të drejtat dhe detyrimet e mia. O Zot më gjej zgjidhje për gjendjen ku jam, Ti je më i Mëshirshmi. Respekte dhe mirënjohje të thella miku im! Të dashtë Zoti i madh!
…