Unë, veteran i UÇK-së, e tani imam i Xhamisë së Bardhë në Suharek, do të kontribuoj për Fondin e Forcave të Sigurisë së Kosovës me një shumë modeste, me GJYSMËN e pagës time.
E bëra haptazi vetëm për të nxitur edhe të tjerët që të japin e ta forcojmë ushtrinë tonë, e s’ka dyshim se Zoti i din qëllimet tona.
Kjo është edhe një traditë fetare, e shokëve të Profetit, paqja qoftë mbi të, të cilët dikush prej tyre dha tërë pasurinë e dikush më pak për të ndihmuar ushtrinë në përgatitje për beteja.
Andaj, vëllezer e motra, me ndihmat tona të vogla nuk bëjmë asgjë tjetër pos që investojmë për sigurinë tonë.
Zoti i udhezoftë dhe i ruajt ushtarët e mrekullueshëm qe i kemi!
Hoxhë Sabit Halil Gashi