Një sqarim për fenomenin e shkuarjes së njerëzve nga vendet tona për në gurbet!
Statistikat e fundit tregojnë se në Kosovë për 800 termine për viza, vetëm në ambasaden gjermane janë bërë diku 55.000 aplikime. Ky është një numër enorm në kuptimin se çfarë po ndodh në vendet tona nga ikjet e shumta.
Unë e di dhe jam pjesë e realitetit që gjendja në vendet tona nuk është gjendje për tu lakmuar dhe se nuk është një gjendje inkurajuese për të qëndruar në këtë vend (vendin tonë), po ashtu e di që nuk e gjen njeriu sigurinë dhe përkrahjen e mjaftueshme në shumë aspekte për të qëndruar këtu. Mirëpo mbi të gjitha ne duhet të mbesim këtu dhe duhet të luftojmë për këtë vend. Nëse të gjithë ikim atëher kush do e përmirëson këtë gjendje, nëse të gjithë ikim nga përgjegjësia kush garanton të ardhmen e këtij vendi?! Natyrisht ka raste të llojllojshme kur një anëtar i familjes shkon të mbaj familjen, mirëpo të ik shumica, kapaciteti dhe koka e këtij vendi, mendoj se për këtë duhet të kemi pak me tepër ndërgjegje dhe përgjegjësi ndaj vendit tonë.
Fatkeqsisht ne shohim shpesh kur ikin në gurbet edhe njerëz qe janë të punësuar dhe kanë rroga të mjaftueshm dhe që e lënë të mangur vendin e punës së tyre. Pastaj kemi edhe nga ata që ikin me mllef me fjalë si:
-Kurrë me mos u kthefsha!
Kuptoj se njerëzve të till mund t’i ketë bërë keq ndoshta shefi apo polici apo ndokush tjetër, mirëpo nuk lejoj që asnjë individ të më zhgënjej deri në atë masë saqë më të mos e dua vendin tim.
Të dashur, ky është vendi ynë, kjo është toka jonë, ky është dheu që për të është paguar shumë dhe po paguhet vazhdimisht. Unë jam shumë optimist se ky vend do të ketë të ardhme shumë të mirë ngaqë ka djem të ri dhe vajza të reja me kapacitet dhe vullnet të madh, por gjithashtu na duhet sakrificë dhe punë meqë këtë e kemi obligim dhe përgjegjësi ndaj vendit tonë dhe ndaj femijeve tanë.
Hoxhë Enis Rama