3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Heshtja mbi të kaluarën

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

Heshtja mbi të kaluarën

Pyetje:”Gjatë studimeve universitare, unë nuk kam pasur lidhje me fenë dhe Zotin. Kam pasur miqësi të shumta si me djem dhe me vajza, me të cilët dilnim shëtitje në vende të ndryshme dhe tek tuk ka pasur dhe disa “shkarje” nga ana ime. Tashmë unë jam e përkushtuar në rrugën e fesë dhe falënderoj Zotin që më ka udhëzuar, jam penduar dhe kam veshur dhe hixhabin. Përveç pjesëmarrjes në ligjëratat fetare, kam filluar të mësoj edhe Kuran në një xhami pranë shtëpisë.
Një djalë i ri kërkoi dorën time para pak kohësh dhe unë e familja pranuam. Unë dhe i fejuari i kemi premtuar njëri-tjetrit të tregohemi të sinqertë dhe të mos mbajmë sekrete. Një herë, ai më pyeti nëse kisha pasur ndonjë të dashur gjatë studimeve universitare. Unë e gënjeva duke ia mohuar një gjë të tillë. Por tani më vret ndërgjegjja dhe dua të di nëse kjo konsiderohet si tradhti. A duhet të jem e sinqertë me të dhe ti tregoj për të kaluarën time? Si duhet të veproj? Ju lutem më tregoni pasi ndihem e hutuar. Zoti ua shpërbleftë me të mira.”
Isam Shiar, anëtar i Unionit të Dijetarëve Myslimanë
Përgjigje:”Mediat e papërgjegjshme kanë ndikuar negativisht në formimin e djemve dhe vajzave tona, duke kultivuar tek ta vlera që bien ndesh me vlerat e fesë islame. Kështu, në emër të dashurisë shkelet nderi dhe kërkohet të publikohet ajo që e ka mbuluar Zotin. Rrëfimi i të fejuarve për të kaluarën e tyre, sot konsiderohet si tregues i sinqeritetit, dashurisë dhe besës ndaj njëri-tjetrit.
Prandaj, unë them që nëse umeti do ndërgjegjësohej siç duhet mbi fenë e tij, çdo njeri do i kuptonte qartë detyrimet dhe të drejtat. Nuk i lejohet të fejuarit të kërkojë mbi të kaluarën e të fejuarës së tij, nëse kjo do të zbulojë gjynahet që i ka mbuluar vetë Zoti. Prandaj, edhe e fejuara nuk ka përse ti përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese. Madje, nuk i lejohet asnjërit prej tyre ta publikojë atë të kaluar që Zoti e ka ruajtur sekrete dhe e ka mbuluar. Nëse një besimtar rreshqet dhe vepron një gjynah të caktuar, duhet të rendë të pendohet menjëherë. Ashtu siç kërkohet prej tij që ta mbajë të fshehtë dhe të mos i tregojë askujt. Vetëm në rastin kur kërkon këshillën e dikujt, i lejohet që ta tregojë shkeljen dhe gjynahun e vepruar. Në raste të tjera, është obligim që gjynahu të mbahet i fshehtë. Transmeton Ebu Hurejre, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut a.s ka thënë:”Të gjithë umetit tim do i falen gjynahet, përveç atyre që i publikojnë. Ka njerëz që veprojnë gjynahe natën dhe Zoti ua mbulon. Por me të dalë dielli të nesërmen, ata thonë:”O filan! Dje mbrëma kam vepruar e kam vepruar. Zoti ia pati mbuluar, kurse ai e zbuloi mbulesën e Zotit.” (Buhari)
Publikimi i gjynaheve është gjynah më i madh se vetë gjynahu. Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë:”Distancohuni nga këto fëlliqësira të ndaluara prej Zotit. Kushdo që përfshihet në diçka të tillë, le të mbulohet me mbulesën e Zotit dhe të pendohet tek Zoti i lartësuar. Kjo, pasi kushdo që e zbulon faqen e tij, e peshojmë me Librin e Zotit.” (Hakim)
Veç kësaj, në koleksionin Elmuvetta të imam Malik, transmetohet se Ebu Zubejr Elmekki ka thënë:”Një burrë kërkoi dorën e motrës së dikujt dhe ai i tregoi se motra e tij kishte shkelur nderin e familjes. Këtë ngjarje e dëgjoi vetë Umer ibnul Hattabi, i cili u revoltua dhe gati e qëlloi vëllain e kësaj vajze.”
Bazuar në këto tekste, e këshillojmë këtë motër që të mos e zbulojë të kaluarën e saj, të cilët Zoti e ka mbuluar. Nuk ka përse të ndihesh keq dhe të vrasë ndërgjegjja për diçka që Zoti ta ka mbuluar dhe për të cilën je urdhëruar ta mbash të fshehtë.
Veç kësaj, e këshilloj çdo të ri e të re që pret të martohet, se askush nuk ka të drejtë të hetojë të kaluarën e palës tjetër. E kush prej nesh është i pagabueshëm dhe pa të meta?! Faqja e të kaluarës duhet mbyllur një herë e mirë me çfarëdo që të jetë mbushur. Asnjëri nga palët nuk ka të drejtë ti kërkojë llogari palës tjetër, veçse për shkarjet dhe veprat që nga dita e martesës dhe dita kur vajza kalon në shtëpinë bashkëshortore. Kjo është dita kur fillojnë përgjegjësitë ndaj palës tjetër. Bashkëshorti jep llogari para Zotit për neglizhencën dhe indiferentizmin karshi bashkëshortes, që nga dita kur ajo shkel pragun e tij. Prandaj u këshilloj të distancoheni nga publikimi i jetës tuaj private dhe i atyre gjynaheve që ua ka mbuluar Zoti. Shtëpitë dhe familjet ku është ndezur zjarri i dyshimeve për shkak të shfletimit të faqeve të kaluarës dhe hetimit të kaluarës së tjetrit janë të shumta.
Zoti e di më mirë.

Rating: 5.0 of 5. 2 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit