4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si të veprosh me sfidat që të dalin përpara

Më të lexuarat

Duhet të jesh i ndarë nga ndjesitë negative!

Ta dëgjosh me vëmendje personin, të zotin e problemit, që të kuptosh se çfarë thotë. Dëgjesa këtu duhet të jetë e plotë, dhe gjithashtu ndërsa e dëgjon t’i shprehësh se je duke e dëgjuar me vëmendje, dhe t’i thuash se “si ka mundësi që kjo ka ndodhur?”… Pra, vazhdimisht ta bësh personin që të të tregojë më shumë rreth problemit që ka, dhe ti duhet të tregosh besim në vetvete kur flet me të!

Vëreje mirë personin, vëre personalitetin e tij, lëvizjet e tij, tonin e zërit të tij, shprehitë e fytyrës dhe mënyrën se si ai flet!

Tregohu i ndjeshëm:

a) nga brenda, duke u përpjekur ta ndjesh ti hallin që ka personi.

b) edhe nga jashtë, duke u përpjekur ta kuptosh se çfarë thotë ai.

Pse të bëhesh i ndjeshëm?

Sepse, kur personi flet me ty që punon në këtë vend, ai shikon se ti je zgjidhja e tij, e nëse nuk gjendet zgjidhja, atëherë je ti problemi. Por kur ti bëhesh i ndjeshëm ndaj tij, ai nuk do të jetë kundër teje, por ti edhe ai do të jeni së bashku në zgjidhjen e problemit, sepse ti u tregove i ndjeshëm ndaj tij.

Specifiko: Kjo do të thotë që, kur të vjen një person që ka një ankesë, t’i thuash atij “A ka gjë tjetër që të mërzit, përveç këtij problemi?”, dhe ai të të thotë që “jo”.

Pra, duke e specifikuar problemin, ti do të kesh një gjë specifike, të vetme, me të cilën do të merresh. Nëse ti nuk e bën këtë, kur ai të të vijë me një ankesë të caktuar, dhe ti fillon t’ia zgjidhësh atë, ai më pas do të të thotë një ankesë tjetër… Prandaj, ti duhet të sillesh në mënyrë profesionale, dhe specifikosh problemin, përndryshe do të lodhesh me të.

Fillo me pyetje!

Pasi e izolon problemin, pyete personin se çfarë e shqetëson dhe e mundon pikërisht në këtë problem, dhe kjo vetëm pasi ta kesh izoluar problemin dhe të jesh njohur mirë me të. Më pas, ti mund të fillosh për zgjidhjen e problemit.

Dr. Ibrahim el-Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit