-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tjetër incident greko-turk në detra, shkrehje armësh dhe plagosje

Më të lexuarat

Nën sfondin e zymtë të një lufte të mundshme të provokuar nga Rusia, e cila kë vënë në shënjestër Ukrainën, vjen sërish një përplasje greko-turke në ujrat detare për të cilat dy fqinjët janë në fërkime të vazhdueshme.

Nuk është fjala për një përplasje ushtarake por për një incident, ku gjithsesi janë shkrehur armët, si tregues që të dy vendet mbajnë “gishtin në këmbëz”.

Sipas medias greke, një përplasje e rëndë ka ndodhur mes një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare greke dhe një ose dy mjeteve peshkimi turke. Ngjarja i përket si kohë pasdites së të martës dhe si vend brigjeve të ishullit Oinousses në Egje, pak milje larg Turqisë, me qindra larg Greqisë.

Sipas versionit të mediave të Athinës, anijet e peshkimit turke po peshkonin në ujërat territoriale greke, diçka që është e ndaluar. Ekuipazhi i Rojes Bregdetare greke ka tentuar t’i largojë ato nga zona bregdetare e shtetit helen, por kanë hasur në reagimin e peshkatarëve turq.

Në kushte të pazbardhura plotësisht, të shtëna me gjasë janë qëlluar nga personat e Rojes Bregdetare greke për të nxjerrë jashtë ujërave territoriale anijet turke të peshkimit.

Pala turke pretendon se nga të shtënat është plagosur një peshkatar turk. Por ky informacion nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Transportit Tregtar dhe Roja Bregdetare greke. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit