-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ushtria turke mbështet arsimin në Kosovë

Më të lexuarat

Në kuadër të projektit u rinovua klasa e kompjuterëve, u blenë sistemet e ngrohjes dhe ndriçimit, si dhe u dhuruan kompjuterë dhe pajisje të tjera të nevojshme

Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Turqisë, që punon në kuadër të Forcave Paqeruajtëse të Kosovës (KFOR), ka rinovuar dhe hapur klasën e kompjuterëve në shkollën e mesme “Hamdi Berisha” në komunën e Malishevës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes së shkollës morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, shefi i Komitetit Përfaqësues Turk të KFOR-it, kolonel Fatih Cansız, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker dhe Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, si dhe mësues dhe nxënës.

Në fjalën e tij, ambasadori Sakar uroi përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe tha se nuk do të harrohen kurrë ata që ranë dëshmorë për pavarësinë e Kosovës.

Duke theksuar se ushtria turke kontribuon për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën, Sakar tha: “Unë besoj se duhet të forcohet infrastruktura arsimore në Kosovë, i cili është një vend dinamik me popullatë të re. Në këtë drejtim, shpresoj që me projektin që ne kemi hapur do të kontribuojmë në arsimimin e nxënësve të Kosovës. Ne si Turqi, jemi shtet mik dhe vëllazëror me Kosovën dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekjet e nevojshme për zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në arsim”.

Koloneli Cansız theksoi rëndësinë e mundësive teknologjike në rritjen e cilësisë së arsimit, duke u shprehur: “Nxënësit që mbarojnë këto shkolla do të çojnë më tej marrëdhëniet dhe lidhjet e miqësisë mes dy vendeve. Ne do të përpiqemi të shtojmë lidhje të reja në këtë zinxhir të miqësisë dhe vëllazërisë me projektet e reja që do të bëhen”.

Kryetari i komunës së Malishevës, Kastrati, falënderoi Turqinë dhe popullin turk për mbështetjen e dhënë dhe tha se do të mbështesë gjithmonë bashkëpunimet e reja me institucionet turke në të ardhmen.

Pas fjalimeve, të ftuarit prenë shiritin e hapjes së projektit të rinovimit të klasës së kompjuterëve dhe vizituan klasën.

Në kuadër të projektit u rinovua klasa e kompjuterëve, u blenë sistemet e ngrohjes dhe ndriçimit, si dhe u dhuruan kompjuterë dhe pajisje të tjera të nevojshme.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit