Pyetja:
A është urtësia pas puthjes së Gurit të Zi për të kërkuar bekim (bereqet) me këtë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Profeti ﷺ shpjegoi urtësinë pas tavafit kur tha: “Ecja rreth Qabes (tavafit), kalimi ndërmjet Safas dhe Mervasë, dhe gjuajtja me gurë e Xhemaratit është caktuar vetëm për të përmendur Allahun.”
Ai që e bën tavaf shtëpinë e Allahut, ndërsa në zemrën e tij ndjen frikë ndaj Allahut përderisa e bën këtë. Kështu ai është në një gjendje të përkujtimit të Allahut, dhe të gjitha lëvizjet e tij: ecja, puthja ose prekja e Gurit të Zi dhe Këndi Jemenit, ose duke përshëndetur Gurin e Zi, të gjitha janë pjesë e përmendjes së Allahut, sepse të gjitha janë ibadete dhe të gjitha ibadetet janë përmendje e Allahut, në përgjithësi. Sa i përket fjalëve që ai thotë nga tekbiri, dhikri dhe duaja, ato padyshim janë gjithashtu pjesë e përmendjes së Allahut. Sa i përket puthjes së Gurit të Zi, është një adhurim në të cilin njeriu puth një gur me të cilin nuk ka lidhje përveçse adhurimi i Allahut të Lartësuar, duke e nderuar atë dhe duke ndjekur të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e bërë këtë, pasi është vërtetuar se prijësi i besimtarëve Umer ibnul Hatab tha kur e puthi Gurin e Zi: “Unë e di se ti je një gur dhe nuk ke fuqi të dëmtosh apo të bësh mirë; po të mos e shihja Pejgamberin ﷺ duke të puthur, nuk do të të kisha puthur.”
Për sa i përket asaj që mendojnë disa injorantë, se qëllimi pas kësaj është kërkimi i bekimit (bereqetit) prej tij, nuk ka asnjë bazë për këtë, kështu që është e pavlefshme.
Për sa i përket asaj që kanë thënë disa idhujtarë, se tavafi është si rrethimi i varreve të shenjtorëve të tyre dhe se kjo është e barabartë me idhujtarinë, kjo është pjesë e idhujtarisë së tyre. Besimtarët e bëjnë tavaf atë vetëm me urdhrin e Allahut, dhe çdo gjë që bëhet me urdhrin e Allahut, bërja e saj është adhurim i Allahut.
A nuk e sheh se t’i bësh sexhde dikujt tjetër përveç Allahut është shirk i madh (shirk ekber), por kur Allahu i urdhëroi engjëjt t’i bëjnë sexhde Ademit, sexhdeja për Ademin ishte adhurim ndaj Allahut, dhe refuzim për t’i bërë sexhde ishte për të një vepër mosbesimi (kufr)?
Prandaj tavafi rreth Qabes është një nga ibadetet më të mëdha; ai është themeli i Haxhit dhe Haxhi është një nga shtyllat e Islamit. Prandaj kur metafi (vendi i tavafit) është i qetë, ai që bën tavafin përjeton gëzimin e tavafit dhe ndjen në zemër se është afër Zotit të tij, gjë që vërteton virtytin dhe statusin e lartë të Shtëpisë së Allahut. Dhe është Allahu i të Cilit ndihmë kërkojmë.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetva El-Akide” (fq. 28, 29).
Burimi: islamqa.com