-1.2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Delegacioni turk pritet në Palestinë nga Presidenti Abbas

Më të lexuarat

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas priti në takim në Ramallah zëdhënësin e Presidencës,  Ibrahim Kalin dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Sedat Onal.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, delegacioni turk që viziton Palestinën është takuar me Abbasin në Ramallah.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, ku u diskutua për marrëdhëniet Turqi-Palestinë, delegacioni turk u shpreh se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin palestinez në kuadër të zgjidhjes me dy shtete”.

Gjithashtu njoftohet se delegacioni turk u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Maliki dhe bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në takim mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm në Palestinë, ambasadori, Ahmet Rıza Demirer.

Kalin dhe Onal planifikohet të takohen sot me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Presidencës izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit