-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pyetjet që duhet t’i bëjmë vetes para se të vendosim profesionin

Më të lexuarat

Të gjithë e dimë impaktin e madh që ka në jetën tonë karriera. Kur jemi të sapo diplomuar apo jemi në hapat e parë të punësimit, i bëjmë vetës qindra pyetje dhe gjendemi në udhëkryqe duke iu friksuar zgjedhjeve të gabuara .

Këto janë situata të kuptueshme pasi karriera që zgjedhim na influencon mënyrën e jetesës dhe prandaj ekspertet e fushës i japin një rëndësi të veçantë impaktit që ka një këshillim karriere profesional.

Ndërkohë që përgatiteni të merrni një këshillim karriere është e rëndësishme, të mos mbyteni me pyetje e dilema, por t’i bëni vetes pyetjet e duhura. Ne ju këshillojmë të nisni me disa nga pyetjet e mëposhtme:

Cilat janë interesat e mia?

Mendoni për aktivitetet të cilat pëlqeni t’i bëni gjatë kohës tuaj të lirë dhe që mund t’ju japin edhe një ide se cila karrierë mund të jetë më përmbushëse për ju. Për të kuptuar cilat janë interesat tuaja mund të pyesni veten:

A më pëlqen të punoj me projekte të cilat përfshijnë inovacion, zgjidhje problemesh, ku duhet të përdorë imagjinatën dhe artin vizual?

Cila është natyra e punës që do më bënte të ndihesha rehat, edhe në një ditë të hënë me shi?

Nëse dua të ndërtoj një shtëpi druri në oborrin tim, a do e bëja vetë apo do merrja një usta?

Sa mirë do ndihesha nëse do kisha një zyrë i vetëm, duke bërë kërkime, të zgjidhja probleme abstrake dhe të investigoja mbi çështje të caktuara?

Në grupet e punës në projektet e shkollës, a më pëlqen të drejtoj grupin drejt arritjes së objektivave?

Nëse do më duhet të ndihmoja njerëzit me informacione, t’i trajnoja dhe t’i ndihmoja të rrisnin kapacitetet e tyre a do e bëja duke u ndjerë mirë me veten time?

Cilat janë aftësitë e mia?

Mendoni për aftësitë e buta dhe aftësitë e forta që ju keni (soft and hard skills).

Aftësitë e buta, janë aftësi subjektive që janë shumë më të vështira për tu matur. Ato njihen ndryshe si “aftësi të njerëzve” ose “aftësi ndërpersonale”. Aftësitë e buta lidhen me mënyrën me të cilën lidheni dhe bashkëveproni me njerëzit e tjerë. Aftësitë e buta përfshijnë: komunikimin, motivimin, lidershipin, aftësitë e zgjidhjes së problemeve, menaxhimin e kohes, etikën e punës, etj. Matja e këtyre aftësive duhet të kryhet nga specialistë të fushës.

Aftësitë e forta janë aftësi që mund të mësohen dhe janë të lehta për t’u matur. Në mënyrë tipike, ju do të mësoni aftësi të forta në klasë, përmes librave ose materialeve të tjera trajnuese, ose në punë. Këto aftësi të forta shpesh janë të shënuara në dokumentet tuaja dhe janë të lehta të njihen nga një punëdhënës ose rekrutues. Aftësitë e forta përfshijnë:

Aftësi në një gjuhë të huaj, një diplomë ose vërtetim, programimi i kompjuterit etj.

Cilat janë talentet e mia dhe pikat e forta?

Që të vegjël, të gjithë ju keni shfaqur një set të caktuar aftësish, të cilat ju bëjnë unik dhe do ju ndihmojnë të zgjidhni karrierën tuaj. Mendoni çfarë talentesh kanë spikatur gjatë fëmijërisë apo gjatë proçesit të shkollimit tuaj.

Cili është personaliteti im në punë?

Personaliteti juaj ka të bëjë me mënyrën se si ju mendoni, ndjeni dhe silleni. Personalieti është një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës, prandaj duhet të njihni të gjitha aspektet e personalitetit tuaj kur mendoni për të ardhmen tuaj.

A jeni një lider apo një ndjekës?

Preferoni të punoni në grup apo vetëm?

A ju pëlqen të ndihmoni të tjerët apo preferoni t’i fuqizoni që t’i bëjnë vetë gjërat?

A jeni një person kreativ dhe artistik apo ju pëlqen rutina dhe ndiqni struktura strikte?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit