-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shqiptarët e Ukrainës: për luftë apo ardhje në atdhe?

Më të lexuarat

Në emisionin SOT në Euronews Albania u trajtua rolin e Shqipërisë në tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, ku një vend të veçantë zunë shqiptarët e atjeshëm.

I ftuar në studio, përmes një lidhjeje nga Ukraina ishte dhe Aleksandër Dermentli, kreu i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”.

Ai tha se shqiptarët në Ukrainë janë gati për luftë dhe se kanë nevojë për ndihmën e shtetit shqiptar, porse llogarisin dhe një ardhje në Shqipëri.

“Uroj që nuk do të ketë. Jemi gati për luftë, kemi marrë këshillimet. Kam biseduar me shokë shqiptarë dhe ushtarakë dhe kemi një plan për ditën që mund të jemi në luftë”, tha ai.

“Qyteti ka një plan për t’u organizuar bashkë. Kam shkruar letër Ministrisë së Jashtme, kemi nevojë për ndihmë. Duam të paktën që fëmijët të evakuohen në Shqipëri. Kemi plan që të vijmë ne Shqipëri nëse do të ketë luftë”, u shpreh Aleksandër Dermentli.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur frikën se grumbullimi i trupave ruse mund të çojë në pushtimin e Ukrainës. Uashingtoni ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë në “çdo moment”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit