-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rrezik nga ortekët, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor bën thirrje për kujdes

Më të lexuarat

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka theksuar se pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e ortekëve.

SHKSHMK në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos skijojnë jashtë shtigjeve të skijimit.null

Lexoni të plotë njoftimin:

“Kujdes Ortek !

Pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë  kanë rrezik potencial për lëshimin e ortekëve.

Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur.

-Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.

-Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!null

-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.

-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

-Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!

Për çdo urgjencë kontaktoni: 112, +38349840228”. /Telegrafi/      

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit