Eksportet u rritën me 17 për qind në bazë vjetore në 17,6 miliardë dollarë, sipas ministrit turk të Tregtisë, Mehmet Muş
Eksportet e Turqisë arritën nivelin më të lartë historik për janarin me një kërcim vjetor prej 17 për qind në 17,6 miliardë dollarë, njoftoi ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş, duke cituar të dhëna paraprake, raporton Anadolu Agency (AA).
Importet u rritën në 28 miliardë dollarë muajin e kaluar për shkak të kushteve të papritura të ashpra të dimrit dhe rritjes së çmimeve të energjisë, tha Muş në një konferencë shtypi në kryeqytetin Ankara.
Importet e energjisë arritën në 9 miliardë dollarë në janar, tha ai, duke shtuar se raporti i mbulimit të eksport-importit, pa energji, ishte 88,3 për qind.
“Qëllimi ynë është të tejkalojmë objektivin e eksportit prej 250 miliardë dollarësh për vitin 2022 të vendosur nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan”, theksoi ministri Muş.
/aa/