13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Katërmbëdhjetë metoda për të mësuar fëmijën tënd.

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

Katërmbëdhjetë metoda për të mësuar fëmijën tënd.

Bota e arsimit, artet e studimit.
Pyetje: Doja të pyesja mbi rrugët më të mira për komunikimin e informacioneve arsimore tek fëmijët në një formë të shpejtë dhe të lirshme, sidomos nisur nga fakti se mësuesit në shkollë nuk i japin interes përthithjes së informacionit, si rezultat i kohës së reduktuar mësimore në dispozicion, për shkak të epidemive të tilla si ajo e gripit dhe nën trysninë e përmbushjes së programit mësimor, që u është kërkuar mësuesve.
Përgjigjet eksperti: Prof. Nefin Abdullah Salah
Zgjidhja e problematikës:
Selam alejkum ue Rahmetullah – Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju!
Vëlla, “që të gjithë ne e kemi këtë problem”…
Faktikisht, për shumicën e fëmijëve problematika e nxënies së dobët në shkollë është një problem i pandarë për arsimin publik. Acarimin e këtij problemi e ka shtuar koha e reduktuar, qoftë për shkak të pakësimit të ditëve të mësimit, qoftë reduktimi i kohës së orës mësimore, qoftë shkurtimi i pjesëve të programit mësimor për përballimin e epidemisë së gripit. 
Sidoqoftë, gjenden disa ide, që na ndihmojnë të kontribuojmë në mbështetjen e fëmijëve tanë, që ata të mësojnë në një formë më të mirë. Prej këtyre ideve përmendim:
1. Përpiqu të jesh i qetë gjatë studimit me fëmijët e tu. Për këtë të ndihmon kujtesa e vetes tënde me shpërblimin si dhe përmbushja e domosdoshmërive të rëndësishme, në rastin në fjalë e asaj të arsimimit të fëmijëve të tu.
2. Gjetja e një vendi fiks për të studiuar, larg shpërqendrimit, duke fiksuar një grafik kohor fiks për të. E tillë gjë krijon tek fëmija një organizim të brendshëm i cili të ndihmon përkundrejt shtrëngimit apo joshjes së fëmijës për të studiuar.
3. Privimi nga gjërat që të shpërqendrojnë siç është televizori, sidomos me fëmijët tanë që kanë nevojë për përqendrim më të lartë. Kjo realizohet duke zgjedhur një vend të qetë për të studiuar dhe duke mos lejuar kontaktin me televizorin gjatë gjithë kohës së studimit.
4. Shkrimi i detyrave që fëmija duhet t`i kryejë dhe vendosja e tyre përpara tij. Një gjë e tillë e ndihmon atë të planifikojë, të krijojë ndjenjën e përgjegjësisë dhe ta ndjekë vetë veten e tij. Gjithashtu kjo e ndihmon shumë atë, që të bëhet një fëmijë i sistemuar si dhe e bën të vetëdijshëm, se çfarë duhet të bëjë dhe kur do mbarojë.
5. Mësimi i fëmijës që t’i ndajë detyrat në pjesë të vogla. Nuk është e domosdoshme që ta kryejmë të gjithë detyrën njëherazi. Kështu për shembull është e mundur që një mësim të caktuar ta ndajmë në: lexim të mësimit, mësim të fjalëve apo formulave të reja, zgjidhje të kërkesave të mësimit, etj. Një gjë e tillë i jep fëmijës ndjesinë e arritjes dhe gjithashtu e bën të vetëdijshëm mbi kriterin e procedimit dhe mbarimit të detyrës. Përcaktimi i asaj që ai duhet të bëjë “sikurse përdorimi i fjalëve të reja në fjali, ose formimi i fjalive që përmbajnë fjalët e reja, ose përgjigjja pyetjeve që kanë të bëjnë me kuptimin e mësimit”, e ndihmojnë fëmijën të mësojë kuptimin e fjalës “mbarova”, me kuptimin e drejtë të saj “paraprakisht arrita synimin e vendosur për subjektin”.
6. Përdorimi i disa metodave ndihmuese të thjeshta siç janë disqet apo hulumtimi mbi foto ndihmuese, duke i kërkuar fëmijës që t’i interpretojë dhe shpjegojë ato, regjistrimi në një disk apo diku gjetkë i asaj që fëmija duhet të mësojë. Ky regjistrim të bëhet me zërin e tij ose tëndin, me qëllim që ai ta mësojë dhe ta përsërisë atë gjë në të njëjtën mënyrë si në incizim, përpjekja në bërjen e disa skicave apo tabelave shoqëruese, etj.
7. Përsëritja e vazhdueshme. Përsëritja është shumë e rëndësishme. Ushtrimi i fëmijës në atë që ka mësuar, ia shton atij kapacitetet për të nxënë dhe për të mësuar përmendësh.
8. T’i jepet shumë rëndësi kuptimit. Objektivi i çdo mësimi është kuptimi dhe jo mësimi mekanik, prandaj angazhohu në zhvillimin e kuptimit në çdo rast që kaloni “nëpër një film që e shikoni, pamje, lajm në emisionin e lajmeve, histori, meny të ngrëni, etj”… Kuptimi, përsa i përket mësimit dhe arsimimit, është çështje vendimtare. Është fat, që zhvillimi i kuptimit është një gjë, që mund të arrihet përmes të gjitha imtësive ditore, nëpër të cilat ne kalojmë.
9. Përpiqu t’i japësh fëmijës detyra, që ai arrin t’i bëjë në mënyrë individuale.
10. Nëse vëren se fëmija përgjigjet gabim, mos ia thuaj atij përgjigjen e saktë, por pyete atë: “Si mendon për përgjigjen e filan kërkese? A mendon se përgjigja e dhënë është e saktë? Përse ajo është e gabuar? A të kujtohet se në ç’vend të mësimit gjendet përgjigja për këtë kërkesë? Përpiqu sipas mundësive të tua, që ai të përgjigjet vetë dhe t’i zbulojë dhe korrigjojë vetë gabimet e tij.
11. Mësoje atë të nxjerrë idenë e përgjithshme të mësimit, si për shembull duke e pyetur atë: Cila është gjëja më e rëndësishme në filan paragraf të mësimit? Nëse do të ishte ti mësuesi, atëherë cila është pyetja që do bëjë për këtë paragraf?
12. Thuaji fëmijës tënd, që të vendosë vizë poshtë fjalëve më të rëndësishme në një fjali të caktuar, duke i treguar se kjo gjë do ta ndihmojë atë që të studiojë dhe mësojë më mirë dhe më lehtë. Thuaji gjithashtu: A e ke të mundur të vizatosh diçka, që të bën të kujtohesh lidhur me koncepte të rëndësishme të mësimit?
13. Jepu rëndësi informacioneve dhe të dhënave, mbi të cilat do ndërtohen periudhat e ardhshme të arsimimit të fëmijës. Mos i fshi ato nga programi i mësimeve të fëmijës, edhe nëse vetë ministria i fshin për një arsye apo një tjetër. Këto programe janë vënë, pasi fëmijëve u duhet medoemos nxënia e këtyre njohurive në këtë periudhë. Çdo reduktim i pavend do të ndikojë negativisht tek arsimimi i duhur i fëmijës.
14. Përpiqu të shikosh me fëmijën tënd dokumentarë, filma etj, që kanë të bëjnë me lëndët që fëmija mëson. Gjatë dhe pas këtyre filmave apo dokumentarëve, diskuto me fëmijën tënd rreth materialeve të ndjekura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit