-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Trenit nga Shqipëria për në Maqedoni i del një pengesë

Më të lexuarat

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë dhe Infrastrukturave, Hari Llokvenec në Alsat është shprehur se pavarësisht komunikimit të mirë me kolegët e tij nga Shqipëria, sfida e ndërtimit të hekurudhës drejt Shqipërisë është pjesë e infrastrukturën e nevojshme që mund të rrezikonte ekosistemin e liqenit.

“Për hir të së vërtetës, problemi nuk është tek ne, nuk është në anën maqedonase, por është në pjesën shqiptare, në stacionin kufitar që gjendet në Lin, në brigjet e liqenit të Ohrit dhe problemi nuk është në afërsi të hekurudhës deri në breg, por kërcënimet nga ndërtimi i një qendre logjistike e cila në të ardhmen është kërcënim për ekosistemin në raport me liqenin e Ohrit, që është një nga shqetësimet e UNESCO-s”, tha Llokvenec.

/ Abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit