14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Pse burrat abuzojnë dhe godasin gratë?

Më të lexuarat

Nga: Dr. Merjem Bachmeier

Pse burrat abuzojnë dhe godasin gratë?

“Shumica e lajmeve rreth myslimanëve në Amerikën e Veriut, rrallë shihet të prodhojë një pikëpamje informative. Për më tepër, publikut i janë dhënë doza të dëmshme historish  të bujshme dhe jo përfaqësuese rreth incidenteve të dhunës familjare, vrasjeve për shkak të nderit dhe abuzimit me fëmijë brenda komunitetit mysliman. Media “harron” të përmendë, se në mesin e 6-8 milion myslimanëve në Amerikën e Veriut, abuzimi është diçka e rrallë”. – Altaf Husejn, punonjës social në USA.
Në një ditë të vetme gjatë shtatorit të vitit 2008, 60799 viktima të dhunës gjinore iu drejtuan programeve që merren me këtë çështje. Teoria klasike perëndimore se, pse burrat bëhen abuzues ndaj grave të tyre brenda ambientit familjar, sillet rreth fuqisë dhe çështjeve të kontrollit. Sipas një hipoteze, burrat kanë një nevojë të pangopur për t’i kontrolluar gratë e tyre. Ka teori se përse ndodh kjo gjë, duke përfshirë faktin, se “burrat janë të pasigurt”, ose “kanë vetëbesim të dobët”. Asnjë nga këto teori nuk prek nevojën për të pasur besim – bazuar në vlerën e strukturës familjare, me pikë referimi Zotin, ose se shkatërrimi apo paaftësia për të krijuar një familje mund të jetë në rrënjë të paaftësisë së njeriut për të krijuar “vetëbesimin” e nevojshëm dhe për të udhëhequr në mënyrë efektive familjen.
Një listë e faktorëve të zakonshëm, që ndikojnë më së shumti në tendencën e burrit për të qenë abuzues ndaj gruas së tij:
–  Abuzuesi i shikon gratë si objekte. Ai nuk e sheh gruan si njeri; nuk ka respekt për gjininë femërore dhe e sheh atë thjesht si pronë dhe objekt seksual.
– Një abuzues ka vetëbesim të ulët. Ai ndihet i pafuqishëm dhe i padobishëm. Pavarësisht se mund të duket i suksesshëm, brenda vetes ai ndihet i panevojshëm.
– Një abuzues gjen shfajësime artificiale për sjelljen e tij. Ai mallkon dhunën e tij nën justifikimin e një dite të keqe, përdorimit të alkoolit ose drogës, sjelljes së partnerit ose gjithçka që i vjen në mendje për të shfajësuar veprat e tij të dhunshme.
– Ai mund të jetë plot sharm dhe i këndshëm gjatë akteve të tij të dhunës, madje personat e huaj mund ta shohin atë si një person të lezetshëm.
– Një abuzues mund të shfaqë disa shenja si: temperament i keq, sjellje mizore ndaj kafshëve, xhelozi ekstreme, imponues, dhunë verbale dhe tip i paparashikueshëm.
Është vërejtur se shumë abuzues kanë të përbashkët faktorët e mëposhtëm:
– Përdorimi i dhunës dhe abuzimit emocional për të kontrolluar familjet e tyre.
– Besimi se ata kanë të drejtë të sillen në çfarëdolloj mënyre që zgjedhin, gjatë kohës që janë në shtëpitë e tyre.
– Mendojnë se një burrë “i vërtetë” duhet të jetë i ashpër, i fortë dhe kryetari i familjes. Ata besojnë se, duhet të marrin shumicën e vendimeve, përfshirë dhe shpenzimin e të hollave.
– Besimi se burrat kanë të drejtë të kenë marrëdhënie seksuale nga partnerët e tyre.
– Nuk marrin përgjegjësi për sjelljet e tyre dhe preferojnë të mendojnë, se sjellja e tyre është provokuar nga partnerët ose rrethanat.
– Gjetja e justifikimeve për dhunën e tyre: për shembull, mallkimi i alkoolit ose gjendja e stresit.
– Raportojnë “humbje kontrolli” kur nervozohen me familjet e tyre, por mund ta kontrollojnë nervozizmin e tyre me njerëzit e tjerë. Ata nuk sillen dhunshëm në situata të tjera, si për shembull: me miqtë, pronarët, apo me kolegët e punës.
 
Referencat:
Husain, Altaf. “Muslim Women, Domestic Violence and the Role of Education and Awareness Programs”  Accessed 19 December 2009
U.S. Department of Justice. “Violence by Intimates: Analysis of Data on Crimes by Current or Former Spouses, Boyfriends, and Girlfriends ”,March 1998. Accessed 19 December 2009
 
National Network to End Domestic Violence. Census: Domestic Violence CountsAccessed 19 December 2009
 
Romero, S. Why Men Abuse and Batter Women and Why Women Don’t Leave Accessed 19 December 2009
 
Better Health Channel. Domestic Violence: Why Men Abuse Women.  Accessed 19 December 2009
 
Murad, A-H.  Boys Will Be Boys Accessed 19 December 2009
 
 
Autor:  Dr. Merjem Bachmeier – doktoreshë e Psikologjisë Klinike në Kaliforni dhe Guam
Përktheu: Anderson Marku
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit