1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nesër protesta për zhdëmtimin e ish-të përndjekurve

Më të lexuarat

Në Shkup nesër do të mbahet protesta e ish-të përndjekurve dhe ish-të burgosurve politik shqiptar.

Protesta e organizuar Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik Shqiptarë në Maqedoni (SHBDPSHM) dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni do të zhvillohet para Qeverisë, ndërsa si kërkesë ka zhdëmtimin e ish të burgosurve dhe të dëmtuarve politik shqiptarë gjatë regjimit të kaluar.

Kryetari i SHBDPSHM-së, Shpëtim Pollozhani, theksoi se që nga viti 2005 kanë nisur fushatën për sjelljen e një ligji të tillë, por tani është koha e fundit që propozim-ligji aktual i partisë shqiptare në pushtet BDI, të harmonizohet edhe me kërkesat e shoqatës dhe të miratohet sa më shpejtë në Parlament.

Pollozhani ka theksuar se në propozimin e shoqatës kërkohet që të përfshihet periudha 1944-1991, ku llogaritet se janë persekutuar në forma të ndryshme afër 24.000 shqiptarë të Maqedonisë, e që nëse shihet me hollësi del se gati asnjë familje shqiptare nuk ka shpëtuar pa pasur të persekutuar.

Protesta e paralajmëruar ka marrë mbështetjen e disa partive politike, shoqatave dhe diasporës shqiptare. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit