3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sfidë Buzhalës: sill një Reçak osman të dokumentuar – Ç’ndodh kur bashkohet ligësia me budallallëkun

Më të lexuarat

Vizita e Erdoganit të hënën në Shqipëri, u pasua në mbrëmje, teksa ai udhëtonte në kthim drejt Turqisë, nga debatet mbi të në studio televizive. Në një sosh ishte dhe Berat Buzhala, i cili edhe ai vuante faktin se lideri turk na kish fyer ne sedër kombëtare pasi vizitën e tij e bëri në ditëvdekjen e Skënderbeut. E besonte vërtet këtë gjë. Pra, e besonte se Erdogan qëllimisht kishte zgjedhur këtë ditë. Dhe përmasa e budallallëkut në këtë rast ishte e palimit, pasi ofroi dhe një krahasim me shumë ligësi brenda. Sipas tij, ardhja e Erdoganit në ditëvdekjen e Skënderbeut, ishte njësoj si të vinte në Vuçiç në Kosovë ditëndodhjen e Reçakut(!). Pra, ja ç’ndodh kur ligësia bashkohet me budallallëkun.

E para, ditën që Erdogan vizitoi Shqipërinë nuk ka ndodhur ndonjë masakër; thjesht ka vdekur Skënderbeu, jo në luftë, pra jo i vrarë, por nga një vdekje natyrale.

E dyta, ditëvdekja e Skënderbeut në Shqipëri nuk është përvjetor me aktivitetet zyrtare, s’ka qenë madhe kurrë e tillë. Për heroin e saj kombëtar, Shqipëria nuk ka një ditë të veçantë pëkujtimore. 17 janari përbën thjesht kujtesë kalendarike si ditëvdekje e Skënderbeut dhe kaq. Kështu ka qenë gjithnjë, në çdo kohë.

E treta, Erdogan s’është Vuçiç, pasi nuk mban mbi shpinë asnjë barrë morale krimesh. Dhe këtu është rasti për të potencuar një detaj, të cilin, anti-osmanët apo anti-turqit, nga injoranca apo ligësia, nuk arrijnë ta kapin dot: ç’vraje e prerje ka bërë Turqia ndër shqiptarë atë botë – data, vende, ngjarje…?

Pra, siç ofrohen të tilla për pushtues si serbët, italianët, gjermanët, apo siç rastin me çamët, për të cilat memoria historike ka data, vende, ngjarje, ku janë këto në rastin e osmanëve apo turqve?

Le të ofrojnë shifra dhe fakte, pra vrasjesh apo masakrash, në aksh vit, në aksh datë, në aksh vend, me aksh viktima.

Krahasimi alla Buxhala, ose budalla siç do thoshte Kim Mehmeti, i ngjan barazimit serbë e turq përballë shqiptarëve, një ndër idiotizmat më ulëritës të atij nacionalizimit folklorik ku nuk funksionon as logjika më minimale. Serbia ka patur e ka synime territoriale ndaj hapësirës shqiptare, ndërsa Turqia as ka patur e as ka. Ngjashëm si Serbia është dhe Greqia. Pra, janë dy vende, që paçka se në një moment historik mund të kesh raporte të mira, faktin që synojnë hapësira të shtëpisë tënde – një dhomë, një ballkon a një garazh – ky lloj fqinji është dhe armik në tentativë njëherësh.

Ne jemi miq sot me Italinë dhe Gjermaninë, pasi ata, edhe pse pushtues dikur, nuk synojnë asgjë nga prona jonë.

Ndërkohë, pushtimi turk i është i formës sundim e jo pushtim klasik, sipas kontekstit historik kur ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Mirëpo budallenjtë plot ligësi të të sotmes, e marrin të sotmen si kut gjykimi për të djeshmen. E djeshmja ishte krejt tjetërfarë nga e sotmja, ku më e pakta nuk kishte as formë shtetërore nacionale e as ndërgjegje nacionale, të formuara këto shekuj më vonë.

Marrja e Ballkanit nga osmanët dhe sundimi për shekuj ishte një zhvillim determinant historik, i pashmangshëm e krejt i natyrshëm. Bëhet fjalë për një kohë me qeverisje perandorake: binte njëra, vinte tjetra. Pra, ra Bizanti dhe u zëvëndësua nga Perandoria Osmane. Kjo, edhe pse e thjeshtë, ngjan e komplikuar për mendimin buzhalesk pa mendim. Ndaj, më mirë t’u kërkohet si sfidë ajo tjetra: të sjellin një Reçak të dokumentuar të asaj kohe me autorë osmanë e viktima shqiptarë? Nëse nuk e bëjnë, ta qepin gojën! /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit