-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Maqedonia e Veriut me qeveri të re

Më të lexuarat

Kovaçevski pason Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen në dhjetor

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi qeverinë e re, kryeministër i së cilës është Dimitar Kovaçevski, lideri i ri i Aleancës Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), pas më shumë se dy muajsh krize politike.

Për qeverinë e re të koalicionit votuan 62 deputetë, ndërsa kundër 46, transmeton AFP.

Kovaçevski pasoi Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen në dhjetor pasi partia e tij pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet lokale nga VMRO DPMNE.

Kovaçevski mori drejtimin e LSDM-së në dhjetor dhe u zotua të përballet me krizën energjetike dhe të përpiqet të afrohet me Bashkimin Evropian, një rrugë e bllokuar aktualisht nga Bullgaria.

“Ne kemi një mundësi dhe shans të rrallë për t’iu përkushtuar problemeve dhe jetës reale të qytetarëve në një periudhë dyvjeçare e gjysmë. Ne e kemi detyrimin që pas kaq vitesh pritje të afrohemi me BE-në. Ashtu si qeveria e kaluar e përmbushi qëllimin – anëtarësimin e plotë në NATO, edhe kjo do të fillojë negociatat, që do të thotë përparim dhe zhvillim ekonomik”, tha ai.

Lidhur me kërkesën e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai tha se zgjedhjet do të jenë në afat të rregullt vetëm në vitin 2024.

Shumica qeverisëse e mbledhur rreth LSDM-së dhe partisë shqiptare BDI ka 64 anëtarë në parlamentin 120-vendësh të Maqedonisë së Veriut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit