Ky varg Kur’anor shënohet në hyrje të fakultetit të Drejtësisë ne Universitetin Amerikan të Harvardit
” O ju që keni besuar! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë… En Nisa 135
Fakulteti i drejtësisë në njërin ndër universitetet më të afirmuara amerikane “Harvard”, ka vendosur në murin e hyrjes së fakultetit citatin Kuranor (ajetin) 135 të kaptinës (sures) en-Nisa, duke thënë se kjo thënie është thënia më e madhe e drejtësisë në historinë botërore.
Nuk e kam postu ketë shkrim për të vërtetu, vërtetesën e Kuranit asesi sepse për Kuranit dëshmon Allahu, Ai që e shpalli, i mjafton Kuranit kjo dëshmi, por e kam postu si këshill për të gjithë ata që kurrë s’kanë gjet forcë me lexu këtë Kuran madhështor, e përkundër kësaj flasin me urrejtje kundër tij.
E kam postuar si këshill për ata qe janë indiferent ndaj Kuranit dhe nuk e madhërojnë në zemrat e tyre si Librin më të përkryer në botë.
E kam postuar si këshill për të gjithë ne që Kuranin e kemi pranverë të zemrave tone e lexojmë atë por a e dimë përmendesh ketë ajet mbi te cilin ndërtohet drejtësia ne tokë, drejtësia me vetët tona dhe drejtësia me Allahun e Madhëruar, kjo mbetet sprovë për neve, e Allahu e jep suksesin.
Komenti i ajetit të plotë në gjuhen Shqipe
” O ju qe keni besuar! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju.”
En Nisa 135
/muslimanëtedeçanit/