3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bosnje: serbi ankohet për ezanin e xhamisë

Më të lexuarat

Ka dhe diçka cinike në këtë ankesë pos refuzimit të një tradite besimi

Nën një situatë tensioni politik në Bosnje, si pasojë e një tentative ndarjeje që po provokon Republika Srpska me Dodikun, një serb me inicialet M. G. nga vendbanimi Kalesija e Jelovo Brdo-s, ka kontaktuar komunën për t’u ankuar në lidhje me ezanin e një xhamie në këtë vendbanim.

Në ankesën e tij telefonike ai ka thënë se volumi i ezanit nga minarja ia zgjon fëmijët e tij dhe se e shqetëson atë dhe familjarët e tij sidomos në mëngjes.

Si përgjigje ka marrë arsyetimin se nuk posedohet një aparat për matjen e volumit të ezanit dhe kësisoj, pretendimet e tij për një ezan shumë të lartë mbeten thjesht pretendime.

Xhamia e Jelovo Brdo-s ndodhet rreth 7 km në jug të Kalesijas dhe ka më shumë se 220 familje.

Cinik është fakti se gjatë agresionit serb në Bosnje, xhamia në Jelovo Bërdo u minua dhe u shkatërrua plotësisht.

Pas lufte, nga pjesa e minares së rrënuar, asambleistët ndërtuan një shatërvan përkujtimor, duke shkruar në pjesën e jashtme të saj të gjithë emrat e banorëve muslimanë të vrarë të zonës. Besimtarët që u kthyen në Jelovo Brdo ndërtuan një xhami të re në vitin 2006 mbi themelet e së vjetrës.

Pra, me ç’duket, tensionet politike po reflektohen dhe në provokime etnike, gjegjësisht fetare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit