0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Çfarë pret klienti nga ti?

Më të lexuarat

Shërbimin: Klienti që vjen te ti, kërkon shërbim të mirë, e nëse shërbimi është i keq, kjo do të bëjë t’i humbasësh ata, pran daj duhet t’u krijosh atyre të gjitha mundësitë e rehatisë dhe të shërbimit të mirë!

Interesimin për ta: Përveç shërbimit të mirë, klienti duhet të gjejë edhe interesimin për të!

Respektin: Ai që ka të bëjë me klientin, duhet ta trajtojë me respekt atë! Nuk ka vend për sjellje të keqe, neglizhim apo përdorim të metodave jo me respekt në marrëdhënien me klientin.

Shpejtësinë: Klienti pret nga ti të jesh i shpejtë në kryerjen e shërbimit ndaj tij. Për shembull kompania Sony, ose Toshiba, në Japoni, kur u bëje një kërkesë atyre dikur, malli të vinte jo më shpejt se brenda gjashtë muajve, por tani, nëse porositë te ta, të vjen porosia brenda një jave ose më shpejt, ndoshta brenda tri ditëve. Nëse ti e parashikoje që gjërat që porosite të të vinin brenda një jave, dhe kur të vjen në tri ditë, kjo e tejkalon parashikimin tënd, dhe ky konsiderohet një shërbim i shkëlqyer.

Sigurinë: Klienti dëshiron të jetë i sigurt kur të ketë të bëjë me ty, dhe shpreson se do të përfitojë kur të investojë tek ti, dhe se investimi i tij nuk do të humbë kot. E nëse klienti ndjen pasiguri, ai e ndërton mbi këtë bazë gjithçka më pas, nervozohet, zemërohet nga ai vend dhe flet keq për të.

Zgjidhjen e problemeve të tij: Ai pret nga ti që t’ia zgjidhësh problemet që ka, ose çdo problem që do të dalë më pas, gjatë investimit të tij me ty.

Komunikimin efektiv: Ai pret nga ti që të komunikosh me të në mënyrën e duhur. E nëse ti e bën gjithë çfarë u tha këtu më sipër, ky konsiderohet “komunikim”, të cilin nëse ti e kryen mirë, ti arrin në dakordësi me personin që ke përballë.

Të gjitha sa thamë këtu, hyjnë nën ligjin e pritshmërive, dhe nëse kërkojmë të dimë për shkakun e nervozizmit të klientit, do të zbulojmë se ne nuk i kemi plotësuar pritshmëritë e tij.

Dr. Ibrahim el-Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit