0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Çfarë do të ndryshojë në internet në vitet e ardhshme

Më të lexuarat

Bota e internetit është një nga hapësirat më dinamike, me rritjen më të shpejtë dhe ndryshimin më të madh.

 

Me teknologjitë dhe platformat e reja që dalin vazhdimisht, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme. Megjithatë, ka disa gjëra që ka të ngjarë të ndryshojnë në internet në vitet e ardhshme.

Ja disa prej tyre:

  1. Makineritë mund t’ju zëvendësojnë në punën tuaj

Gjithmonë e më shumë mjete po bëhen të afta të kryejnë punë manuale dhe po fillojnë të fitojnë ekspertizë edhe në detyrat e nivelit të lartë dhe intelektual, si për shembull të shkruarit. Këto aplikacione, së bashku me faktin që interneti gjendet kudo, do të bëjnë të mundur që më pak punë dhe më shumë burime të jenë të disponueshme në kohë reale. Kjo mund të shkaktojë një ndryshim në tregun e punës, duke sjellë reduktime të kostove për kompanitë dhe humbje të vendeve të punës.

Një statistikë e vitit 2019 tregoi se makineritë mund të zëvendësojnë 20 milionë vende pune në sektorin e prodhimit deri në vitin 2030. Kjo është e mundur sepse këto aplikacione bazohen tek Inteligjenca Artificiale, e cila mund të funksionojë me shpejtësi dhe saktësi më të madhe se çdo qenie njerëzore.

 

  1. Shfletuesit inteligjentë do të përhapen gjithnjë e më shumë

Shfletuesit tradicionalë nuk kanë ndryshuar shumë që nga krijimi i tyre. Shfletuesit inteligjentë të epokës së re po marrin shumë vëmendje dhe popullariteti i tyre sa vjen e po rritet. Një shembull i mirë i një shfletuesi inteligjent është Stackbrowser.

Duke qenë se më shumë njerëz po punojnë tani nga shtëpia, do të rritet edhe kërkesa për aplikacione dhe mjete më produktive. Fatkeqësisht, shfletuesit tradicionalë nuk janë krijuar për produktivitet – madje edhe organizimi i hapësirës tuaj aty është shumë i mundimshëm. Por me Stackbrowser, kartat (të ngjashme për nga funksioni me skedat) vendosen krah për krah, mund të grumbullohen së bashku dhe këto të fundit mund të grupohen në hapësira.

Stackbrowser ka gjithashtu një veçori që shfletuesit tradicionalë nuk kanë qenë në gjendje ta kopjojnë – funksionin për të hapur disa llogari të një faqeje interneti ose aplikacioni në të njëjtën kohë. Me Stackbrowser ju mund të përdorni disa sesione të së njëjtës faqe interneti ose aplikacioni, gjë që ju lejon të hapni dhe të përdorni disa llogari njëkohësisht. Këto veçori do t’i bëjnë shfletuesit inteligjentë edhe më të përhapur në vitet e ardhshme, pasi më shumë njerëz do të kuptojnë kufijtë e shfletuesit tradicional që po përdorin.

 

  1. Më shumë gjëra për t’u integruar me internetin

Tashmë, “Interneti i Gjërave” lidh frigoriferë, orë alarmi dhe pajisje të tjera të ndryshme shtëpiake. Në vitet e ardhshme, kjo lidhje do të shtrihet edhe tek automjetet, portofolat, monitoruesit e shëndetit dhe ndoshta te çdo gjë elektrike që mund të mendoni. Përdoruesve do të kenë një përvojë më të këndshme, si dhe do t’u japë kompanive mundësinë të kuptojnë më mirë se si përdoren produktet e tyre.

Gjithashtu, do të mundësojë edhe reklamin e targetuar dhe, në disa raste, do të rrisë çmimin e mallrave. Por, edhe njerëzit mund të përfitojë nga kjo gjë. Për shembull, imagjinoni sikur jeni në spital dhe të dhënat tuaja shëndetësore po mblidhen nga spitali. Nëse ka një problem me shëndetin tuaj, spitali do të jetë në gjendje t’ju dërgojë një njoftim që do t’ju ndihmojë të merrni kujdesin që ju nevojitet.

Përparimet në teknologji dhe risitë e vazhdueshme e bëjnë të vështirë parashikimin e asaj që do të ndodhë në të ardhmen, por ka disa gjëra për të cilat mund të jemi të sigurt. Nga ana tjetër, të gjitha këto ndryshime kanë diҫka të përbashkët – ato do ta bëjnë jetën tonë më të lehtë, më produktive dhe më praktike. / The Boss Magazine

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit