6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kompleksitetet administrative

Më të lexuarat

Mundet që një person të ketë problem me drejtorinë, qoftë edhe për ndonjë shkak të thjeshtë, si për shembull për shkak të xhelozisë së tij ndaj një personi tjetër, apo për çfarëdo lloj shkaku tjetër personal, dhe kjo mund të ndodhë pavarësisht se punëtorët mund të jenë të mrekullueshëm dhe që duan të punojnë.

Prandaj, nëse duam të kemi sukses në punë, duhet që të gjithë ne, të punojmë fort dhe në bashkëpunim, sepse të gjithë ne jemi në një anije, e cila nëse mbytet, do të mbytemi të gjithë.

Disa fakte

Një milion e tetëqind mijë klientë humbasin vetëm nga i njëjti vend, në Amerikën Veriore, për shkak të shërbimit ndaj klientëve.

Drejtori i institucionit ose i kompanisë, duhet ta vërë të gjithë vendin në shërbim të klientëve, dhe duhet bërë gjithashtu një departament i veçantë për shërbimin ndaj klientit dhe për marrë dhëniet me publikun, dhe ata që punojnë në to të jenë të trajnuar mirë, që të jenë të aftë të merren me të tjerët.

Gjashtë herë më shumë të kushton të sjellësh një klient të ri, sesa të ruash klientin që e ke!

Pse të kushton të sjellësh nga një klient të ri gjashtë herë më shumë?

Kur duam të sjellim klientë të rinj, çfarë bëj më?

– Planifikimin… dhe ti e paguan atë që bën planifikimin.

– Marketingun.

– Njoftimin.

-Bëjmë buxhetin.

-Trajnimin e punëtorëve.

Dhe për të gjitha këto duhet të shpenzosh, dhe e gjitha kjo përfaqëson një kosto të madhe, dhe që bëhet vetëm për të sjellë klientin. Por, nëse shërbimi i mirë nuk ekziston, klienti do të shkojë në një vend tjetër, e sapo të duash të sjellësh klientë të tjerë, ty do të të duhet t’i bësh të gjitha hapat e mëparshme edhe një herë tjetër.

Vërejmë se konkurrenca sot ka filluar të hyjë edhe mes qeverive, pasi shikojmë se disa qeveri tani mund të falimentojnë për shkak të borxheve që kanë. Kjo ndodh sepse shteti është konsumator, por nuk ka inovacion, i mungojnë fabrikat, dhe nuk ofron shërbim të mirë.

Para se të bëhen çfarëdo lloj zgjerimesh të reja ose shërbime të mëdha, në cilindo vend, duhet pasur parasysh:

-Shërbimet e vetë shtetit

-Shërbimin e klientit

– Trajnimin

– Televizionin dhe ndërgjegjësimin

Për shembull në Egjipt, në bashkinë e Aleksandrisë, kryebashkiaku i saj, El Mahxhubi, bëri një mrekulli menaxhuese. Ai e ndryshoi zonën e Menshijes (në Aleksandri), e cila ishte në një gjendje të mjerueshme, të keqe dhe të rrezikshme, dhe bëri në të kopshte, shatërvanë dhe të tjera ndryshime rrënjësore… gjë e cila bëri që në Aleksandri, nga 5 milion vizitorë që e vizitonin vendin më përpara, numri i tyre arriti në afërsisht 12 milion vizitorë, ngaqë vendi u bë më i bukur dhe me shërbime më të mira. Si rrjedhojë, edhe të ardhurat u shtuan me shumëfishin e shpenzimeve që u bënë për zbukurimin e qytetit, dhe për përmirësimin e shërbimeve.

Dr. Ibrahim el-Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit