3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mozambik, 1.8 milionë njerëz përballen me krizë ushqimore

Më të lexuarat

Në raport thuhet se 932 mijë persona kishin probleme me ushqimin në Cabo Delgado për shkak të përleshjeve midis njësive të ushtrisë dhe organizatës Ensar’us Sunna

Të paktën 1.8 milionë njerëz po përballen me krizë ushqimore në Mozambik të Afrikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin “Ushqyerja dhe Siguria Ushqimore pas Vjeljes 2021” të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, thuhet se rajoni Cabo Delgado, i cili është skena e konflikteve në veri të vendit, është ndër vendet ku kriza ushqimore përjetohet më së shumti.

Në raport thuhet se 932 mijë persona kishin probleme me ushqimin në Cabo Delgado për shkak të përleshjeve midis njësive të ushtrisë dhe organizatës Ensar’us Sunna.

Në raport thuhet se ka probleme serioze ushqimore në rajonet Nampula, Niassa, Gaza dhe Tete dhe se ngjarje të tilla si ndryshimet klimatike, thatësira, përmbytjet dhe stuhitë, si dhe konfliktet e armatosura, rrisin problemin e ushqimit.

Duke theksuar se 1.8 milionë njerëz po përjetojnë krizë ushqimore në të gjithë vendin, raporti nënvizon se ky numër synohet të reduktohet në 1.4 milionë në vitin 2022.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit