-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa I – Bëhu qytetar i mirë dhe aktiv

Më të lexuarat

Shumë biseda në Islamosferë përqendrohen rreth perceptimit të muslimanëve nga jomuslimanët dhe nga media. “Mediat na portretizojnë të gjithëve si terroristë, ato mbulojnë vetëm sulmet terroriste dhe ngjare të tjera negative. Të gjithë jemi të njollosur nga asocimi që na bëjnë me gjëra të tilla, sepse perceptimi i publikut shtrembërohet nga portretizimi mediatik,” vazhdon argumenti.

Kjo ndjenjë shqyrton vetëm simptomat. Mendoj se sjellja e umetit musliman në vetvete është një kontribues i rëndësishëm për shkakun themelor. Ka kaluar shumë kohë për të pranuar fajin tonë, si në veprim ashtu edhe në mosveprim, në mënyrën se si perceptohemi dhe e portretizojmë veten. Për fat të mirë, duke marrë përgjegjësinë për rolin tonë në mënyrën se si perceptohemi, ne gjithashtu fuqizojmë veten për të marrë pronësinë mbi procesin e përmirësimit, për ta rimarrë atë proces, dhe për ta ndryshuar atë për të mirë, në mënyrën më të mirë dhe më autentike.

Në serinë e mëposhtme të postimeve, ne do t’i eksplorojmë këto: dështimin e angazhimit tonë nga niveli bazë në organizatat e themeluara muslimane, në proceset e kuptimit se si funksionojnë mediat, në kuptimin e arsyeve pse mesazhet tona mediatike dështojnë dhe se si duhet të bëhet përmirësimi i marrëdhënieve qytetare dhe mediatike (të dyja shkojnë dorë për dore).

Do të shikojmë gjithashtu zgjidhjet: si shkrimi i njoftimeve më efektive për shtypin, përqendrimi dhe kontrollimi i mesazhit të dikujt, mënyra se si duhet përdorur mjetet e mediave të reja dhe rrjeteve sociale, zhvillimi i një ndjeshmërie dhe vëmendjeje ndaj komenteve të jomuslimanëve që kërkojnë të angazhohen sinqerisht me ne , rëndësinë e tejkalimit të rezervës muslimane për të kultivuar marrëdhënie afatgjata dhe të shëndetshme me mediat lokale dhe kombëtare, dhe këshilla bazë.

 

Do të fillojmë nga niveli bazë dhe do të ndërtojmë lartë dhe jashtë.

Nën çdo gjë tjetër, rrënja e fajit të muslimanëve në mënyrën se si perceptohen dhe portretizohen është prirja e fuqishme e umetit drejt izolimit dhe separatizmit. Kjo përshkon çdo gjë në zinxhir, nga baza e lart, dhe duhet mbajtur në krye të mendjes ndërsa ne i eksplorojmë zgjidhjet në të gjithë zinxhirin e komunikimeve dhe marrëdhënieve me njerëzit jashtë ummetit musliman.

Izolimi dhe seperatizmi mund të jenë të mbjella nga faktorët kolonizues dhe fuqitë dominuese, por ato tashmë janë krijuar si kulturë dhe si trajtë e marrëdhënieve ndërkombëtare të umetit musliman me botën. Si kulturë ato janë eksportuar nga vendet e lindjes nëpër gjithë botën ku jeton komuniteti musliman.

Thënë më shkurt, në një nivel të thjeshtë, bazik, individual, ne duhet të fillojmë të angazhohemi me komunitetin tonë edhe si qytetarë, si njerëz me interesa të përbashkëta, përveç angazhimit si “musliman”. E di që duket e pakëndshme në sipërfaqe, dhe kuptojeni që me këtë nuk jam duke mbrojtur mohimin e besimin tonë ose fshehjen e identitetit– në fakt unë po propozoj që duhet të jemi më të dukshëm – por më të dukshëm si qytetarë që janë myslimanë. Në krahasim me muslimanët që janë të preokupuar kryesisht me “muslimanizmin tonë”, duke përjashtuar detyrat tona qytetare dhe fqinjët.

Ne duhet të ndalojmë së qeni “muslimanë mbrojtës e të tërhequr” dhe të fillojmë të bëhemi pjesëmarrës qytetarë të shqetësuar.

 

Si ta bëni këtë?

 

  1. Përfshihuni në nivel lokal: shkoni në një mbledhje të bashkisë, në mbledhjen e prindërve të shkollës suaj ose merrni pjesë në bordin e shkollës, në shoqatën e lagjes apo të rajonit, etj. Gjeni një kauzë qytetare dhe përfshihuni. Ftoni fqinjët tuaj për darkë. Bashkohuni me ta në palestra. Huazojuni mjete pune, p.sh. një kositëse për bari. Bashkohuni me çdo lloj grupi rekreativ ose shoqëror, qofshin vëzhgues zogjsh, klube shahu, kauza për ambient të shëndoshë, demokratë, republikanë, çfarëdo qoftë.

Shkurtimisht: Nëse jeni në një vend për shkak të mundësive që ajo ofron, atëherë bëni pjesën tuaj dhe merrni pjesë.

Çelësi është të lidhemi jashtë sferës sonë, njeriu me njeriun, nga njeriu me personin, nga banorët e qytetit me banorët e qytetit.

(Më shumë sesa thjesht angazhim qytetar, është gjithnjë e më e rëndësishme të bësh dhe dokumentosh vepra dhe veprime të mira. Kërkoni më shumë për këtë në një postim të ardhshëm jashtë kësaj serie).

 

2. Nëse je një bloger musliman dhe/ose ndjekës i blogjeve muslimane: Urime, ke punuar shumë, faleminderit për gjithçka që ke bërë, mash’allah, ke bërë punë të shkëlqyer!

Në fakt, blogimi juaj ishte kaq i mrekullueshëm, saqë keni fituar një pushim! Këtu është viza juaj e përkohshme e daljes nga Blogistani!

Shkoni të vizitoni ndonjë faqe tjetër të internetit. Merrni një pauzë të gjatë nga blogimi rreth çështjeve muslimane, të cilat – le të jemi realë këtu dhe ta themi troç lexohen dhe diskutohen pak a shumë vetëm nga blogerët e tjerë muslimanë që blogojnë rreth çështjeve muslimane. Nuk po them se ky lloj shkëmbimi nuk duhet të ndodhë, sigurisht që duhet. Unë e dua islamosferën dhe ne kemi nevojë për atë diskurs të brendshëm, por duhet të shkundim çdo iluzion rreth shtrirjes dhe ndikimit të vërtetë të jashtëm të Islamosferës tek jomuslimanët. Ka mënyra për të përmirësuar atë shtrirje që do t’i trajtoj më vonë në këtë seri, por aktualisht kjo shtrirje nuk është aspak e madhe.

 

Filloni një seksion në blogun tuaj (ose konfiguroni një të ri) për atë që po ndodh në qytetin tuaj. Nëse jeni të përfshirë personalisht në disa nga hapat e komunitetit të përmendur më lart, atëherë blogoni në to. Lidhuni me blogerët e tjerë të komunitetit, komentoni në blogjet e tyre, komentoni në faqet e internetit të gazetave të qytetit ose stacioneve televizive (shumica prej tyre tani kanë mekanizma komentimi të lexuesve). Sa dhe kur dëshironi të tregoni interesat tuaja të blogerëve muslimanë në këtë fazë varet nga ju, por çelësi është të ndërtoni një zë dhe prani lokale që demonstron në mënyrë aktive interesin dhe shqetësimin qytetar. Për atë lloj audience dhe targeti, ndërtimi i identitetit tuaj qytetar kibernetik është më i rëndësishëm sesa shfaqja e identitetit tuaj musliman, të paktën fillimisht.

Këtu është përmbysja ime: Unë sfidoj çdo bloger musliman që të bëjë një blog për diçka tjetër përveç çështjeve muslimane për tre postimet e tyre të ardhshme. Bëjeni atë në nivel lokal në komunitetin tuaj. Postoni një lidhje me të në komentet më poshtë.

 

A mundeni, do ta bëni?

Të dyja këto aktivitete – aktivizmi qytetar individual dhe luajtja e një roli në blogosferën lokale – kanë një përfitim shtesë për të krijuar skenën për një marrëdhënie dhe prani më të mirë afatgjatë me median lokale (dhe përfundimisht kombëtare). Si funksionojnë organet e medias, ngurrimi i muslimanëve për të zhvilluar marrëdhënie me median dhe dështimi i muslimanëve për të dhënë mesazhe efektive të qëndrueshme në media – dhe si mund të kthehet drejtimi i kësaj gjendje– do të trajtohet në postimin e ardhshëm.

Nëse muslimanët nuk janë të gatshëm të njihen dhe të identifikohen si bashkëqytetarë – duke marrë pjesë plotësisht dhe të shqetësuar për komunitetin tonë qytetar – atëherë të vetmit muslimanë për të cilët fqinjët tanë do të dinë ndonjëherë, janë ata muslimanë që bëjnë lajmin kur kryejnë akte të pakuptimta të dhunshme ose të pa pranueshme.

Izolacioni ynë aktual ka garantuar se komunitetet tona qytetare nuk njohin asnjë lloj tjetër muslimani.

Por, duke ndërmarrë disa hapa të thjeshtë, ne i ofrojmë umetit qytetar një mori përvojash pozitive me muslimanët – përvoja alternative që mund të kundërshtojnë perceptimin që kemi lejuar të lulëzojë nga qëndrimi ynë i izolimit.

 

Mustafa Stefan Dil

Solli në gjuhën shqipe: kohaislame.com

Rikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa II – T’i kuptojmë mediat

Rikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa III – Si dështojnë organizatat muslimane në raport media.

Rikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa IV, – Analizoni deklaratën tuaj për media; Shërbeju jobesimtarëve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit