1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Procesi i Berlinit në favor të përmirësimit të klimës për biznes në Ballkanin Perëndimor

Më të lexuarat

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti në takim drejtorin për Politika të Zgjerimit të BE-së për Evropë Juglindore dhe Turqi, Helge Tolksdorf në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë që shoqërohej nga znj. Anja Meyer nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Energjetike.
 
Gjatë takimit ministrja Bajrami ka njoftuar partnerët gjermanë për zhvillimet e përgjithshme në fushën e ekonomisë dhe tregtisë së Kosovës, me theks të posaçëm për implementimin e projekteve kapitale.
 
Ajo i informoi mysafirët se qeveria është duke punuar për të krijuar kushte sa më të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja, me çka promovohet dhe përmirësohet zhvillimi ekonomik i vendit. Po ashtu, Qeveria është duke përgatitur Strategjinë Kombëtare për Zhvillim që buron nga programi qeverisës 2015 – 2018.
 
Me riaktivizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Qeveria synon fuqizimin e dialogut publiko-privat, ndërsa MTI-ja do të luajë rolin e avokatit për bizneset dhe investitorët vendorë dhe të huaj.
 
Z. Helge Tolksdorf shprehu interesimin e vendit të tij për intensifikimin e këmbimeve bilaterale tregtare, si dhe siguroj ministren për përkushtimin e qeverisë gjermane për mbështetjen e Kosovës në zhvillimin ekonomik.
 
Bashkëbiseduesit u pajtuan që me Procesin e Berlinit mund të ndikohet në përmirësimin e mëtejmë të integrimit rajonal dhe në përmirësimin e përgjithshëm të klimës për biznes në Ballkanin Perëndimor./koha/.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit