Në sulmin ku sipas informacioneve të para 18 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur, thuhet se mund të ketë më shumë viktima pasi akoma nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre.
Në sulmet e organizuara nga DAESH në Kobani (Ayn el Arap) i cili ndodhet në veri të Sirisë kanë marrë pjesë edhe militantë të fshehur (qelizat e fjetura) më parë në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat nga Prefektura e Shanllıurfës mbi sulmet e DAESH të organizuara në afërsi të pikës kufitare të Murshitpınar thuhet se militantët kanë arritur të futën në qytet nga pjesa perëndimore e tij ku kjo organizatë ka edhe nën kontroll rajonin Cerablus.
Sipas informacioneve të marra nga AA, nga burime të sigurta thuhet se në sulmin e organizuar ndaj (PYD) pjesë e grupit të armatosur të Partisë Komuniste Kurde (PKK), DAESH ka përdorur “qelizat e fjetura” të cilat ndodheshin në këtë qytet që nga rënia e tij në dorën e PYD.
Në sulmin ku sipas informacioneve të para 18 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur, thuhet se mund të ketë më shumë viktima pasi akoma nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre.
Nga ana tjetër në një sulm të organizuar në qendër të qytetit ndaj godinave ku PYD i përdor si fortesat e saj ose siç i quan ndryshe “zona katërshe e sigurisë” kanë rënë në duart e organizatës terroriste, DAESH.
Ndërkohë përleshjet e armatosur rreth godinave në fjalë vazhdojnë.kohaislame