-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Bastisen pesë OJQ të shijave në Kosovë, dyshohen për “shpëlarje të parave” dhe “financim të terrorizmit”

Më të lexuarat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bastisur pesë organizata joqeveritare, në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe në Prizren.
Siç thuhet në një njoftim të Prokurorit të Shtetit, organizatat e bastisura janë: në Prishtinë OJQ-të: “Nisa”, “Bregu i Diellit” dhe “Ibni Sina”, ndërsa në Prizren janë bastisur OJQ-të: “Kurani” dhe “Ehli Bejti”.
 
“Bastisja është kryer për shkak të dyshimit për veprën penale: “Shpëlarja e parave”, nga neni 308 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 24 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftim.
 
Gjatë bastisjes, shtohet më tej, janë sekuestruar përkohësisht sende që mund të jenë prova gjatë procedurës penale.
 
“Aksioni i sotëm është njëri nga veprimet e ndërmarra në një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Republikën e Kosovës”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/ 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit