Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Sullivan theksoi mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së në një takim që zhvilloi me Përfaqësuesin e Lartë për BeH-në
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan theksoi mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës në një takim që zhvilloi me Përfaqësuesin e Lartë për BeH-në, Christian Schmidt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne, në një deklaratë me shkrim tha se Sullivan dhe Schmidt zhvilluan sot një takim.
Sullivan shprehu mbështetjen e SHBA-së për Përfaqësinë e Lartë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, potencoi Horne. “Sullivan dhe Schmidt përsëritën angazhimin e tyre të përbashkët për sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së”, tha ajo.
Horne vuri në dukje se Sullivan dhe Schmidt ranë dakord për nevojën për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen e shoqërisë civile.
“Sullivan dhe Schmidt biseduan për rëndësinë e funksionimit të institucioneve për sigurimin e shërbimeve, sigurimin e stabilitetit dhe mbizotërimin e ligjit si dhe sigurimin e paqes dhe mundësive ekonomike për të gjithë popullin e BeH-së”, tha Horne.