-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

ANTITURQIZMI NDER SHQIPTARE

Më të lexuarat

ANTITURQIZMI NDER SHQIPTARE
… Antiturqizmi sado të mbështetet me propagandë nuk maskon dot armiqësinë serbo-ruse ndaj shqiptarëve, as e përligj rusofilinë e serbofilinë midis shqiptarëve. Cilatdo të kenë qenë marrëdhëniet shqiptaro-osmane në kohën e Perandorisë 600-vjeçare të Sulltanëve, Turqia e re, që nisi jetën si shtet kombëtar në vitet 1920, doli si mike e madhe e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. Duan apo nuk duan disa shqiptarë të trullosur nga antiosmanizmi e antimyslimanizmi.
Turqia e re dhe kombi i sotëm turk e kanë dëshmuar veten si miqtë më të sinqertë të shqiptarëve gjatë gjithë kohës. Edhe sot Turqia është i vetmi vend që dyert i saj i mban të hapura me dashamiërsi për shqiptarët, i vetmi vend ku po të thuash se je shqiptar (arnaut) rrethohesh menjëherë me kujdes e dashuri, i vetmi shtet që nuk mendon si të izolojë shqiptarët.
Dhe pikërisht me këtë vend duan t’i armiqësojnë shqiptarët njerëzit që u japin “këshilla Djalli” në shkrime si ai mbi “borxhet historike të Turqisë ndaj Kosovës”. Pikërisht këtij shteti e kombi i dërgojnë herë pas here mesazhe provokuese disa shqiptarë që duan të njollosin në sytë e turqëve gjithë shqiptarët e tjerë si “mosmirënjohës” ndaj mikut, që të kënaqen hasmit e shqiptarëve.
Nga: Abdi Baleta
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit