-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Skocezi që pranoi Islamin thotë se ishte e frikshme të lexohej Kurani

Më të lexuarat

Kjo është historia e një muslimani skocez, që është marrë nga e TheIndependent:
Për mua, gjithçka filloi kur për herë të parë dëgjova thirrjen e ezanit nga xhamia lokale derisa isha në pushime në Turqi. Më ngriti diçka brenda meje dhe më inspiroi të fillojë disa pyetje shpirtërore.

Në shtëpi në Inverness, shkova tek libraritë e bleva një Kuran dhe fillova ta lexoj. Derisa e lexoja, e lutja Zotin të më udhëzojë në udhëtimin që e kisha planifikuar.

Shumë lutje. Shumë kohë në gjunjë. Kurani më shokoi me të vërtet. Ishte shumë e frikshme të lexohej pasi tregonte shumë gjëra për vetën. Disa gjëra i gjeta rreth vetes që nuk i pëlqeja. Kështu që vendosa të bëjë disa ndryshime.

E dija se nuk mund të ndaloja leximin e Kuranit dhe të filloj këtë proces kur të doja, kështu që vendosa të dorëzohem në disa gjëra të rëndësishme.

Dhe e dija se fundi i këtij procesi nënkuptonte ishte se :” unë do të bëhem musliman.”

Kështu vazhdova leximin. E lexova 3 herë, të gjeja ndonjë gabim. Po aty nuk kishte ndonjë gabim, isha komfort me gjithçka.

Pjesa më e vështirë ishte se çfarë do të bëhem tani. Do të bëhem i çuditshëm, vishem ndryshe, flas ndryshe në sytë e të tjerëve??
Çka do të mendojë familja ime?
Më e rëndësishmja çfarë do të mendojë unë për vetën time? Do ta pëlqejë atë çfarë do të bëhem?

Kalova shumë kohë duke hulumtuar online, për histori të njerëzve të cilët kishin kaluar këtë eksperiencë. Çdo storie e çdo njërit ishte unike.

Burimet online janë të mira për të gjetur se si të lutesh në Arabisht, të dëgjosh Kuran, të lexosh me zë ose të dëgjosh ndonjë ilahi. Duhet me e dëgjuar intuitën dhe zemrën tënde.
Ky proces më morri 18 muaj. Dikush e bënë më shpejt, por unë e bëja sipas mënyrës sime pa takuar edhe asnjë musliman të vetëm.

Pas 18 muaj muaj, unë e konsideroja veten Musliman. Falesha 5 herë në ditë, agjëroja Ramazanin dhe haja e pija atë çfarë ishte e pranueshme sipas mësimeve të Islamit.
Pastaj e gjeta një xhami të vogël në qytetin tim. U futa dhe prezantova veten.
Nuk dinin çfarë të bënin me mua fillimisht, por më bënë një pritje të mirë në komunitetin e tyre. Isha i pranuar që nga fillimi dhe tani jam më i lidhur me komunitetin.
Unë kam ende gjëra për të mesuar, gjithsesi.

Çka është Islami? Është e rëndësishme me e potencue se Islami është ajo që duhet ti pranosh, edhe pse mund të kesh specifika të tjera kulturore. Ti ke lirinë të definosh identitetin tëndë, për aq gjatë sa qëndron në verset e Kuranit. Kështu që unë jam i bardh, një njeri moshë mesatare, Musliman Skocez. Dhe jam i kënaqur me të./KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit