8.2 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Osmani: Dhjetori, mundësi e mirë për fillimin e negociatave për integrimin në BE

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij austriak Michael Linhart tha se Austria është një nga mbështetësit më të fuqishëm të perspektivës evropiane të vendit dhe shtoi se dhjetori ende mbetet një dritare e mirë për fillimin e negociatave me BE-në.

“Biseduam për dhjetorin si një dritare e mirë për mundësinë dhe nevojën për të përqendruar të gjithë energjinë e brendshme, rajonale dhe evropiane për të shfrytëzuar këtë mundësi, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për historinë tonë, por për besueshmërinë e së ardhmes evropiane. ”, tha ai Osmani duke shtuar se në Republikën e Maqedonisë së Veriut qëndron çelësi i zhbllokimit të të gjithë rajonit.

“Fillimi i negociatave nuk është një mundësi e mirë vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe gjithë rajonin. Perspektiva evropiane është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimorë”, u shpreh Michael Linhart, ministër i jashtëm i Austrisë. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit