Pasi javën e kaluar ai u dënua me vdekje në çështjen “bastisja masive e burgjeve”, për ngjarjet e vitit 2011, Mursi është ri-paraqitur para gjykatës, këtë herë i akuzuar për spiunazh ndaj Katarit
Presidenti egjiptian i zgjedhur me votë të lirë dhe i rrëzuar me grusht shteti, Muhamed Mursi shfaqet për herë të parë në gjykatë në Kajro i veshur me një uniformë të kuqe të burgosurish, ku sipas ligjeve egjiptiane e mbartin të dënuarit me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi javën e kaluar ai u dënua me vdekje në çështjen “bastisja masive e burgjeve”, për ngjarjet e vitit 2011, Mursi është ri-paraqitur para gjykatës, këtë herë i akuzuar për spiunazh ndaj Katarit.
Në përputhje me rregullat e administratës së burgjeve në Egjipt, Mursi është paraqitur para trupit gjykues i veshur me një kostum të kuq i cili nënkupton një të burgosur të dënuar me vdekje. E njëjta urdhëresë kërkon që të gjithë të dënuarit me dënime sipas shkallës të veshin kostume blu dhe të bardhë.
Seanca e sotme në sallën e gjyqit të Gjykatës Penale në Kajro zhvillohet për pretendimet për spiunazh ndaj Katarit, sipas të cilit Mursi akuzohet për keqpërdorim të pozitës së tij dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarët e Vëllazërisë Muslimane i ka dorëzuar informacione konfidenciale autoriteteve të Katarit.
Mursi vjen në një kostum të kuq dhe brenda një kafazi në një sallë gjyqi në Kajro u prit nga dhjetëra të tjerë të bashkë-akuzuar.
“Mursi Hero”, “Presidenti Mursi” dhe “kapja e juaj do të sjellë lirinë në vend” ishin disa nga parullat e përkrahësve të Mursit, teksa ai po vinte drejt sallës së gjyqit në Akademinë e Policisë.
Gjykata javën e kaluar dha dënimin me vdekje për Mursin për rastin e ikjes masive nga burgu në vitin 2011. Mursi është dënuar edhe për një tjetër akuzë me burg të përjetshëm, atë të spiunazhit ndaj Hamas.kohaislame