4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tregim forcash Kosovë – Serbi, çështje trafostacioni

Më të lexuarat

Blerim Vela nga Presidenca, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ka paralajmëruar se Kosova do të synojë ta marr nën menaxhim trafostacionin e Vallaqit në veri të vendit.

Në Twitter Vela ka shpërndarë një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Vallaqi i Ujmanit.

“Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar ai.

Reagimi i Velës erdhi pasi Vuçiq, deklaroi dje se Kosova a po zgjedh momentin nëse dhe kur do ta “pushtojë” nënstacionin e Vallaq dhe iu lut që të mos e bëjnë këtë.

“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, tranmseton Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit