12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Whatsapp do të funksionojë edhe pa internet

Më të lexuarat

WhatsApp do të sjellë një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të përdorin aplikacionin pa internet.

Do të thotë që përdoruesit e Android dhe iOS do të mund të hapin WhatsApp Web në desktop edhe nëse telefoni celular nuk ka lidhje interneti.

Megjithatë, për të aktivizuar këtë veçori, përdoruesit duhet të zgjedhin programin ‘beta’ në versionin e desktopit. Në vazhdim, do të shihni ‘BETA’ në këndin e sipërm majtas, pranë imazhit të profilit tuaj. Më pas, do të mund të komunikoni me mesazhe edhe nëse telefoni është i fikur.

Sidoqoftë, nëse i dërgoni një mesazh të padëshiruar një personi dhe dëshironi ta fshini, nuk do të jeni në gjendje ta fshini akoma. Duhet të hapni aplikacionin në telefonin tuaj për të fshirë tekstin.

Gjithashtu, nëse telefoni është i fikuar për të paktën 14 ditë, llogaria e WhatsApp në Web do të dalë automatikisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit