1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një opsion i dobishëm: A dini si ta bllokoni Viberin?

Më të lexuarat

Për t’u mbrojtur nga kureshtarët, këshillohet të siguroni llogarinë tuaj në Viber për desktop me një fjalëkalim.

Kur përdorni Viber për desktop, veçanërisht nëse është një kompjuter i përbashkët, këshillohet ta mbroni edhe llogarinë tuaj.

Kjo, sipas zyrtarëve nga Viber, bëhet duke vendosur një fjalëkalim dhe me këtë të sigurohet edhe mbrojtje nga kureshtarët.

Si ta bësh një gjë të tillë?

Kliko në More —> Set a Viber Screen Lock (Vendosni një fjalëkalim të kyçjes së ekranit).

Kujtojmë, Viber së fundmi prezantoi funksionalitetin e mesazheve që mungojnë në bisedat në grup.

Ky funksion është i disponueshëm nga qershori i vitit 2020 në biseda individuale dhe tani pjesëmarrësit mund ta aktivizojnë dhe çaktivizojnë lehtësisht këtë veçori në çdo bisedë në grup dhe të përcaktojnë nëse duan që mesazhet të zhduken pas 10 sekondash, një minute, një ore ose një ditë pasi ato të lexohen.   /kallxo/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit