0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Daily Mail”: Shqipëria e vogël mund Francën

Më të lexuarat

Fitores së Shqipërisë në miqësoren përballë Francës, i kushton një artikull edhe prestigjiozja “Daily Mail”.
 
Kjo e fundit e cilëson si një paraqitje mbresëlënëse nga Shqipëria e vogël, e cila arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Francës.
 
Organizatorët e Euro 2016 nuk ishin të bashkuar dhe u mposhtën nga vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 43-të me një gol mbresëlënës të shënuar nga goditja e dënimit nga mesfushori i talentuar Ergys Kaçe.
 
Ergys Kaçe e ka befasuar portierin e Francës me golin e tij të mrekullueshëm në “Elbasan Arena” sot. Kaçe ka ekzekutuar mjeshtërisht një goditje dënimi nga vendi në minutën e 43-të.
 
Djemtë e Didier Deschamps patën raste të shumta për shënim në pjesën e dytë, por nuk arritën dot ta gjenin rrugën e rrjetës, pasi mbrojtja shqiptare dhe portieri i Lacios Etrit Berisha arritën ta ruanin mirë portën, duke e shpëtuar në disa raste.
 
Mesfushori i kombëtares e ka ngritur topin mbi murin mbrojtës të “gjelave” dhe e ka dërguar atë në trekëndëshin në të djathtë të portierit, atje ku ky i fundit e kishte të pamundur të bënte ndonjë gjë për ta shmangur golin. Kjo është historike që Shqipëria mund Francën.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit