Nga: Amer Halid
Siria në zemër
Sot do të flasim dhe do të njihemi me rrethinat e Damaskut. A duhej të ndodhte vallë revolucioni që ne të njihnim Sirinë?
Më vjen keq që se kemi njohur më mirë Sirinë, por vetëm tani, gjatë revolucionit. Duhet ta njohim vërtet Sirinë vendin e nderuar dhe historinë e qyteteve të saj. Rrethinat e Damaskut njihen që në kohën e përhapjes së Islamit për vendosmërinë dhe lirinë e tyre. Ata që e mbrojtën përhapjen e Islamit ishin pikërisht banorët e rrethinave të Damaskut. Rrethinat e Damaskut janë ata që mbrojtën Islamin dhe a e dini pse? Sepse ata janë të etur për lirinë dhe nderin. Refuzuan padrejtësinë që u bëhej atyre nga romakët, pra ishin këta që i bënë ballë romakëve dhe e njëjta panoramë përsëritet edhe në qytetin e Damaskut, ku mbrojtja nis nga rrethinat e tij. Kjo ishte periudha e parë por jo e fundit e këtyre njerëzve të nderuar. Ata përballuan edhe kolonizimin e francezëve. Ishte pikërisht ky popull, i cili e nisi mbrojtjen e vendit edhe ndaj francezëve për herë të dytë pas përballjes me romakët. Edhe sot është përsëri rrethina e Damaskut ajo që ka dhënë në këtë lëvizje 1000 shehidë. Ah o Zot, kanë rënë dëshmorë djem e vajza, gra e burra, fëmijë e pleq plot 1000 dëshmorë. Dimë se rrethinat e Damaskut përbëhen nga disa fshatra të qetë e turistikë, me klimë të butë e të ngrohtë. Pikërisht këto fshatra të cilët janë pika turistike, të kthehen në mbrojtëse të lirisë dhe të vendit. E besoni dot që këto pika turistike të jenë iniciatorët e mbrojtjes së vendit duke dhënë gjithçka për lirinë. Një histori e domethënëse ka ndodhur në vitin 2003 në këto rrethina. Të gjitha shtresat e shoqërisë që nga inxhinierët, doktorët, artistët etj. mblidhen dhe vendosin të pastrojnë rrugët e fshatrave. Nismë e bukur por ç’ndodh? Ata burgosen me akuzën se pastruan rrugët pa marrë leje nga shteti. Njëri nga të dënuarit e kësaj duhet të bënte kërkesën e faljes dhe ai shkruan: ‘Unë nuk dua mëshirë, unë dua drejtësi’.
Këto janë populli i rrethinave të Damaskut të cilët nuk duan mëshirë përpara diktaturës por drejtësi. Fshatrat e damaskut kanë histori të gjatë dhe të gjallë në përkrahje dhe mbështetje të drejtësisë, lirisë, krenarisë dhe nderit. Urime dhe përshëndetjet më të mira për popullsinë e rrethinave të Damaskut.
Lashtësia e popullit sirian
More po ç`është ky popull, që gjithë jetën e tij i thotë jo padrejtësisë dhe diktaturës, popull që nuk pajtohet asnjëherë me shtypjen. Sa madhështor është ky popull! Sot do të tregojmë për qytetin që mund të quhet fare mirë edhe Ebi el-Fidae. Mund të flasim për shumë qytete të mëdha botërore siç janë Vjena, Parisi, Londra etj… që përmbledhin kulturën botërore, por kur duam të flasim për një qytet që sakrifikon gjithmonë për lirinë dhe drejtësinë, atëherë ky qytet është Hamah. Nëse i marrim fotot njëra pas tjetrës, do të bënim një film të gjatë mbi sakrificat që janë bërë për lirinë dhe drejtësinë. Ky qytet është ndër 4 qytetet e mëdha të Sirisë dhe ndodhet pikërisht në zemër të saj. Hamah ka një histori të gjatë, që daton që nga koha e faraonëve. Historikisht ky popull e ka refuzuar padrejtësinë duket sikur kjo tokë me prodhimet e saj i refuzon padrejtësitë. Enzimat e trupit të njeriut nuk e pranojnë kurrë padrejtësinë. Pikërisht edhe vetë Profeti a.s. e cilëson këtë qytet nga rrethinat e Xhamisë së shenjtë Aksa. Është e pamundur të gjesh një vend, i cili e refuzon dhe ngrihet ndaj padrejtësisë siç ngrihet ky popull. Ditën që Salahudini hyri në Hamah dhe i përzuri kryqtarët prej qytetit në vitin 540h iu bashkua populli. Edhe pse kryqtarët u përpoqën me të gjitha mënyrat derisa ishte në mëdyshje edhe fitorja gjatë kohës së Salahudinit ishte pikërisht ky popull, që i doli në krah Salahudinit sepse kryqëzatat nuk thyheshin dot vetëm por të bashkuar. Pra ishte ky popull, i cili i bëri ballë kryqëzatave me mish e me shpirt. Por pas dështimit të herës së parë, kryqëzatat kthehen përsëri dhe përpiqen të marrin qytetin kur në këtë kohë sundonte mbreti Mensur. Përsëri populli bashkë më mbretin i bënë ballë kryqëzatave dhe i mundën përsëri pushtuesit duke u shkaktuar një humbje të madhe, e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë. Pasi i thyen kryqëzatat për herë të dytë pas disa muajsh kryqtarët kthehen për herë të tretë për të shtënë në dorë Hamanë. Në këtë kohë kish ndërruar jetë mbreti Mensur por ishte populli ai i cili i përzuri përsëri pushtuesit.
Pikërisht ky qytet kontribuoi në betejën e Ajn Xhalutit bashkë me egjiptianët si një trup i vetëm për të çliruar Kudsin. Dëshironin që të ishin edhe ata pjesë e fitores në këtë betejë. Ata luftuan si një trup i vetëm, derisa i dëbuan kryqtarët nga vendi i tyre. Çështë ky qytet heroik kështu?! Qëndresën e këtij qyteti e shohim përsëri edhe në revolucionin ndaj francezëve, ku bien shumë shehidë, por përsëri vendasit arritën t`i dëbojnë kolonizatorët nga qyteti. Kaq shumë qëndresa ka bërë ky qytet që nga faraonët, kryqëzatat, francezët e deri sot e kësaj dite qëndresa është në Hamah. Ah çfarë populli e çfarë përgjegjësie ka ndjerë ky qytet, çfarë panorame na ka dhënë!? Urime dhe bravo iu qoftë qytet i nderuar i Hamasë. Vetë emri i qytetit ka kuptimin e ruajtjes. Nuk them se ka ruajtur botën apo Islamin, por ka ruajtur vlerat njerëzore. Ju jeni të shtrenjtë ndër arabë e ndër myslimanë me shehidët, gjakun dhe sakrificat tuaja humane sepse ju e ngritët kuptimin e fjalës së Zotit: “Vërtet i kemi nderuar njerëzit (bijtë e Ademit)”. Faleminderit qytetarë të Hamasë.
Përktheu: Rezarta Alla
…
Rating: 5.0 of 5. 2 vote(s).
