3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Deklaratë Publike mbi Akuzat e Ngritura ndaj Shoqatës Ardhmëria

Më të lexuarat

Deklaratë Publike mbi Akuzat e Ngritura ndaj Shoqatës Ardhmëria

Veprimtarët, dashamirësit dhe mbështetësit e shoqatës Ardhmëria kanë ndjekur me shqetësim tensionin e ngritur në xhaminë e Medresesë në Tiranë, situatë e cila është shfrytëzuar pa të drejtë nga drejtuesit e KMSH-sw duke ngritur akuza të paqena ndaj shoqatës  Ardhmëria.
Kërkojmë të sqarojmë opinionin publik, mediat dhe organet shtetërore se shoqata Ardhmëria  mbetet e dedikuar në shërbim të jetës shpirtërore në vendin tonë.       Ky dedikim dhe kjo veprimtari është tashmë më se e prekshme në shoqërinë shqiptare nëpërmjet modelit dhe kontributit të dhjetëra intelektualëve, vullnetarëve  e qytetarëve që janë bërë pjesë e frymës së kësaj shoqate.
 Kontributi i Ardhmërisë  është njohur dhe vlerësuar publikisht vetëm pak muaj më parë nga përfaqësues të lartë të qeverisë dhe pushtetit lokal,  nga vetë kryesia e KMSH-së, të cilët  kanë ftuar publikisht që modeli i kësaj shoqate të jetë shembull për tu ndjekur nga veprimtarë të tjerë.
Akuzave për ekstremizëm u përgjigjemi duke bërë thirrje që të shihet ligjërimi, aktiviteti kulturor dhe produkti  i dhjetë viteve të shoqatës sonë, ku duket qartë se kjo shoqatë i ka shërbyer  përherë ushqimit të frymës së respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit social, moderimit dhe dashamirësisë për të gjithë krijesat e Zotit. Ne i konsiderojmë akuza të tilla si të pabaza dhe të papërgjegjshme.
Shoqata Ardhmëria  nuk është e interesuar në shkëmbime akuzash e në rritjen e tensioneve. Synimi ynë mbetet që të jemi shërbëtorë të aspektit intelektual, kulturor e moral të jetës së  besimtarëve në Shqipëri.
Ne jemi të interesuar, në kuadrin e objektivave tona, që ky konflikt të marrë një zgjidhje sa më dinjitoze dhe  jemi përherë të prirë që mirëkuptimi dhe kompromisi të dominojnë mbi tensionin dhe ashpërsinë.
 U bëjmë thirrje dhe mbështetësve të shoqatës Ardhmëria  që, me gjithë pakënaqësitë e mundshme të shkaktuara nga ngjarja në fjalë, të ruajnë respektin e duhur për institucionin tonë qendror të jetës fetare në vend, KMSH-në.
 

Rating: 3.0 of 5. 4 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit