2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Siria e braktisur

Më të lexuarat

Nga: Ana Palacio

Siria e braktisur

Në këtë vit të përkujtimeve të gjithë pranishme, 100 vjetori i lindjes së Jan Karskit është neglizhuar së tepërmi. Megjithatë trashëgimia e Karskit është më e rëndësishme se kurrë më parë,  e askund më shumë se në Siri. Teksa procesi i paqes Gjeneva II punon fort si bashkësi, duke lënë kufomat dhe mizoritë që të bëhen pirg, përkushtimi i Karskit për të sjellë në vëmendjen e botës gjendjen e vështirë të hebrenjve në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht nga inercia e qeverive dhe publikut, mishëron pikërisht atë për të cilën Siria e pashpresë ka nevojë.
Në vitin 1942,  Karski, një diplomat me origjinë polake, udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar për të raportuar mbi atë që do të quhej Holokaust. Vitin e ardhshëm, ai nisi një mision në Shtetet e Bashkuara për të informuar Presidentin Franklin D. Ruzvelt si dhe personalitetet e tjera në lidhje me tmerret që ai kishte përjetuar. Në të dyja rastet, ai u prit me skepticizëm dhe apati. Në të vërtetë, do të vinte vetëm fundi i luftës që të merreshin veprimet për të ndaluar masakrat.
Megjithëse Holokausti është një  kategori persekutimi sui generis (i veçantë)  askush nuk mund që të shmang mendimin e Karskit në dritën e qasjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Sirisë në ditët e sotme. Pritshmëritë nga bisedimet e Gjenevës janë aq të ulëta sa dhe çështjet e parëndësishme, aq sa edhe vetë fakti që negociatorët e Presidentit Bashar al Asad dhe opozita ulen së bashku në të njëjtën dhomë (edhe pse jo në të njëjtën tryezë), po përshëndeten si suksese.
Edhe marrëveshja për të lejuar gratë dhe fëmijët që të largohen nga zonat e bllokuara të qytetit të Homsit, një bastion anti Asad, ra shumë poshtë vizionit të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë (edhe kjo arritje duket se është në dyshim). Në vend të lejimit të autokolonës së Kombeve të Bashkuara për të sjellë ndihmë humanitare në zonë, qeveria ra dakord që të lironte gratë dhe fëmijët në një afat të pasigurt, ndërsa burrat mund të largohen vetëm pasi emrat e tyre të jenë zhdukur, për shkak të frikës së shkaktuar nga arrestimi. Ndërkohë, mes diskutimeve të ngadalshme të hapave të mëtejshme që janë qartësisht të pamjaftueshme, sirianët po zhvendosen, plagosen, torturohen dhe vriten në turma.
Në çdo masë, niveli i vuajtjeve në Siri është tronditës. Edhe pse shifrat nuk përcjellin mizoritë nga të gjitha anët, është bërë e ashpër për të përmendur shifrat: më shumë se 100 000 njerëz të vdekur, 2,3 milion refugjatë dhe 4 milion njerëz të zhvendosur brenda vendit.
Porse një vit më parë, shifrat ishin tashmë të llahtarshme: 60 000 të vdekur, 700 000 refugjatë ndërkombëtarë, dhe 2 milion të zhvendosur brenda vendit. Nëse do të kishte pasur ndonjë prag mjerimi që do të mund ta bënte botën që të thoshte“ Mjaft, boll me kaq, ” ajo me siguri do të ishte kaluar tashmë.
E vërteta e turpshme është se përgjigjja e botës ndaj krizës është formësuar nga interesat gjeopolitike, dhe jo nga nevoja për ti dhënë fund vuajtjeve të tmerrshme njerëzore. Në të vërtetë, nuk është sekret që konflikti shërben si një prokurë për beteja më të mëdha, mes Arabisë Saudite dhe Iranit, Arabisë Saudite dhe Katarit, SHBA-ve dhe Iranit, Rusisë dhe SHBA-ve, myslimanëve shiit dhe sunit, si dhe mes të moderuarve dhe ekstremistëve, dhe zgjidhja e tij do të kërkonte përpjekje të rëndësishme në të gjitha këto fronte.
Nga një këndvështrim amerikan, Siria strategjikisht nuk është kritike. Administrata e Presidentit amerikan Barak Obama ka ruajtur një fokusim intensive të brendshme, të përforcuar nga një shqetësim i publikut në lidhje me angazhimet e jashtme. Asnjë më pak përveçse ndonjë ndryshim ekstrem i natyrës së konfliktit që do të mund të kërcënonte interesat themelore të Amerikës, mund të çojë në përfshirjen direkte të SHBA-ve.
Në fund të fundit, faji është një motivues i dobët për veprimin ndërkombëtar. Edhe Britania e Madhe me Francën – dy vendet e vetme që nuk u trembën në lidhje me kërcënimin për ndërhyrje ushtarake kundra regjimit të Asad – morën hapa të ftohta kur u përballën me mundësinë e shkuarjes  vetëm në konflikt.
Në vend të kësaj, bota po përgjigjet me imazhet grafike të një brutaliteti të pashprehur- në lidhje me torturat apo ekzekutimet e kryera nga opozita- me shfaqjen sterile të mizorive. Rrjedha e deklaratave, masat gjysmake, iniciativat e plogështa, kanë bërë shumë pak për të përmirësuar situatën- dhe në disa raste, i kanë  përkeqësuar më tej gjërat.
Nëse do të marrim në konsideratë thirrjet e Obamës, të mbështetur nga asnjë veprim, për “largimin,” e Asadit si dhe premtimet e tij të përsëritura, që datojnë qysh prej fillimit të vitit 2012, për të ofruar ndihmë të pakufishme për opozitën siriane – premtime që u përmbushën përfundimisht në fund të këtij viti, dhe vetëm përkohësisht. Ky hendek mes retorikës dhe veprimit ka lënë një vakum, Arabia Saudite, Katari dhe donatorët privatë më pas e mbushën atë duke kanalizuar mbështetjen ndaj elementëve ekstremistë të opozitës, duke forcuar kështu dorën e tyre në kurriz të atyre të quajtur të moderuar.
Por shembulli më famëkeq i kësaj politike të paralizuar ishte deklarata e Obamës në vitit 2012 se përdorimi i armëve kimike ishte ” vija e kuqe “, përtej së cilës Shtete e Bashkuara do të ishin të detyruar që të ndërhynin. Dështimi i kësaj të fundit nga shpallja e tij e trimëruan dhe në njëfarë mënyre e legjitimuan Asadin.
Mbetet për tu parë nëse Gjeneva II do të ndjekë këtë model. Çmimi i bisedimeve është i lartë tashmë, me të gjitha palët të cilat kanë shtuar dhunën për të forcuar pozicionet e tyre përkatëse përpara negociatave. Kjo nuk do të thotë asgjë në lidhje me dështimin në lidhje me tërheqjen e ftesës ndaj Iranit, negociatat e së cilit do të ishin thelbësore për çdo rezolutë.
Në çdo rast, natyra e rritjes së ngadalshme të bisedimeve përgënjeshtron urgjencën e situatës. Midis fokusit aktual mbi ndryshimin e regjimit, qeverisë së tranzicionit dhe delegacioneve negociuese, ekziston një rrezik i vërtetë që gjendja e dëshpëruar humanitare do të mund të neglizhohet.
Këtu, qytetarëve u takon që të luajnë një rol vendimtar. Pasi, ashtu si dhe liderët e tyre, publiku kudo ka qenë i rezervuar për të vepruar. Në të vërtetë, sondazhet tregojnë, se përpos ndërgjegjësimit gati universal të situatës në Siri, ekziston një mbështetje e vogël e opinionit publik për ndërhyrje. Porse  nga ana tjetër, shtrëngimi i duarve nuk do të ndihmojë, dhe ne individët duhet të pranojmë përgjegjësitë reale për ti dhënë fund tragjedisë si dhe për ushtruar presion ndaj liderëve tanë për të vepruar.
Kanë kaluar më shumë se 70 vjet që Karski paraqiti raportin e tij ndaj botës. Ndërkohë të gjitha këto  ndodhin në një kohë kur ne  kemi krijuar Kombet e Bashkuara, kemi miratuar Deklaratën Universale të së Drejtave të Njeriut, dhe kur diskutojmë pafund  ne lidhje me “përgjegjësinë e qeverive” për të mbrojtur qytetarët e tyre. Megjithatë, çdokush mund të dalë në përfundimin se duke vështruar zhvillimin e tragjedisë siriane asgjë nuk ka ndryshuar. Edhe sa kohë do na duhet që të themi, “ Kurrë më”?
 
 
Marrë nga: Project syndicate 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit