Mbi 400 mijë euro është vlera e porosive që Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës i ka bërë për blerjen uniformave për FSK-në përmes kompanisë “Capital Partners Group”, para këto që kanë shkuar në konton private të pronarit të kompanisë, kurse pjesa dërmuese e mallit nuk ka ardhur në Kosovë.
Dokumentet e Doganave të Kosovës, të siguruara nga gazeta “Zëri”, zbulojnë skandalin ku dyshohet të jenë të përfshirë Ministria e FSK-së bashkë me pronarin e kompanisë “Capital Partners Group”, Enlirat Kallaba.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganës, kjo kompani nuk e ka futur në Kosovë gjithë mallin e porositur të cilin MFSK-ja e ka paguar.
Nga 3500 pantallona të porositurë, në Kosovë përmes kësaj kompanie janë sjellë vetëm 383 palë, nga 3900 fanella të porositura e të paguara nuk është sjellë asnjë zyrtarisht, nga 3000 kapela janë sjellë vetëm 743 copë, dhe nga 3500 këmisha janë sjellë 3040 copë… /zeri/.kohaislame