-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

MASHTI ndalon tubimet zgjedhore në hapësirat e brendshme të shkollave

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim të ndalojë mbajtjen e tubimeve për zgjedhje në hapësirat e brendshme të shkollave.

Sipas vendimit të marrë, të cilin e ka siguruar Telegrafi, partive politike me leje nga Kuvendet Komunale të Zgjedhjeve dhe Policisë së Kosovës do tu lejohet mbajtja e tubimeve në hapësirat e jashtme të objekteve shkollore.

Ndryshe, Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës janë shprehur të shqetësuar pasi parti politike kanë kërkuar të mbajnë tubime elektorale në brendësi të shkollave.

Në reagimin e tyre thuhet se jo vetëm që kërkesa është e papranueshme, por edhe e rrezikshme.Lexo po ashtu:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se drejtorët e shkollave kanë pasur presion nga shtabet zgjedhore të partive politike, që të lejohen të mbajnë tubim brenda objekteve shkollore, por një gjë e tillë nuk është lejuar dhe nuk do të lejohet. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit